Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, e sheh tejet pozitiv angazhimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për përfundimin e reformës zgjedhore.
Shehi: Rolin e saj e vlerësoj jashtëzakonisht pozitiv. Nuk është se shoh ndonjë shkëlqim të madh idesh, por për angazhimin sepse tregon se SHBA po merren me Shqipërinë. Kanë vendosur të ndërhyjnë.
I ftuar në Rtv Ora, Shehi komentoi edhe deklaratën e fortë të diplomates amerikane për një marrëveshje të fshehtë kundër reformës në drejtësi.
Sipas Shehit, këmbana ra për Ramën dhe qeverinë e tij.
Shehi: Me këta që janë në qeveri. Për reformën në drejtësi PD dhe opozita nuk ka gjë në dorë, ka dalë jashtë loje. Nuk ngrejmë as karton, as votë. Ka ndonjë element të vogël Presidenti.
Sa i takon deklaratës së presidentit se Rama punon për lobin pro serb në Uashington, ai ka këtë koment:
Shehi: Meta derisa i thotë është i zoti dhe ti mbrojë, ka qenë gjithmonë. Roli i Presidentit është të ndjekë Kushtetutën dhe të jetë garant për të gjithë palët. Kushtetuta i ka reduktuar funksionet e Presidentit, një stërkëmbësh i Ramës dhe Berishës. Përveç kësaj Meta ndodhet edhe në një presion të madh politik nga një grupim politik që kontrollon cdo gjë dhe shpesh herë ka abuzuar edhe me zotin Meta por problemi është se Meta duhet të mbahet brenda hapësirës institucionale dhe kushtetuese. Nuk mund t’ja delegojmë çdo gjë marrëveshjes sepse kthehemi në kohë të vjetër.