Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Sarajeva, ku po qëndron për vizitë, ka thënë se nënshkrimet për marrjen e mandatit janë siguruar, dhe se Qeveria e re do të formohet në muajin mars.

“Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev në Sarajevë.
Zaev është dashur të paraqitet në seancë për rastin “Mitmarrja”, megjithatë ai nuk u paraqit, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.
“Programi i ri qeveritar, platforma e LSDM-së dhe platforma e partive politike shqiptare, ligji për përdorimin e gjuhës tani më është e rregulluar, mbetet vetëm që të merremi vesh për zgjidhjet personale për të cilët partia cilët poste do t’i ketë në qeverinë e re”, tha Zaevi.
Postet që LSDM i ka ofruar BDI-së dhe partive të tjera
Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, bëjnë të ditur burime jozyrtare partiake pranë dy partive që po negociojnë për formimin e Qeverisë, transmeton Zhurnal.

Kështu, siç mësohet, LSDM i ka ofuar këto poste:
Kryetar i Parlamentit
2 Zv.kryeministra (i eurointegrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit),
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Punëve të jashtme
Ministria e Shëndetësisë,
Ministria e Arsimit dhe shkencës,
Ministria e Punës dhe politikës sociale,
Ministria e Ekonomisë,
Drejtoria për Siguri publike (në kuadër të MPBsë)
Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP).
/a.m.










