Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen: Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit.
Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave.
Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming që nga 1 tetori 2023. Tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.
/e.d