• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Rama-Basha e largon nga qeveria, reagon për herë të parë zv/kryeministri Peleshi

by Java News
19/05/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili është një nga emrat që ‘sakrifikohet’ nga marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Peleshi flet për një ditë dhe faqe të re në tranzicionin e gjatë shqiptar.

Socialisti thekson se ditën e djeshme u hoq vija e kuqe që ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.

Nga ana tjetër Peleshi nuk i kurseu falënderimet dhe vlerësimet për kreun e qeverisë, Rama, që sipas tij tregoi me këtë marrëveshje pjekurinë e një lideri politik.

MESAZHI I PELESHIT

NJE DITE E RE

Sot është një ditë e re për Shqipërinë.

Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë.

Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrëveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës.

Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.

Ndaj sot i fituar është edhe Lulezim Basha dhe Partia Demokratike.

Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çështje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtësia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale.

Do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit.

Do të shkojmë në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa.

Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër.

Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti.

Falenderim i përzemērt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit.

Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re.

Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin ☺

Optimist për të nesërmen.

#EdiRama #PerShqiperineQeDuam #PS/a.ç

Next Post
“Pronarë gjobaxhinj portalesh, unë do të jem i fundit që do e braktis Ramën”

Rama luan shah pa dy torre me Bashën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In