• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja PS-Rithemelim për komisionet, Salianji: Na ul besueshmërinë dhe dëmton opozitën

by A R
13/03/2024 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se marrëveshja mes PS dhe PD për komisionet hetimore, ul besueshmërinë dhe dëmton opozitën.

Duke folur pas mbledhjes së grupit të PD, Salianji tha se dakordësia me PS për të ngritur 2 komisione hetimore që kërkohen nga opozita, nuk është arritje e madhe.

“Pas një aksioni 5-mujor në parlament, jemi në kushtet kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit e cila është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe kufizon të drejtat e deputetëve. Jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji për komisionet hetimore që kufizon transparencën në komision, që kufizon të drejtën e hetimit parlamentar të deputetëve të opozitës dhe në fund të ditës, a ka 2-3 muaj Rama që me ligjin e ri merrni 8 komisionet hetimore? Unë nuk bëj dot me gjasme  të them fituam se morën 2 kur Rama vetë të jep 8 me ligjin e ri. Kufizimi që i bëhet me 2 anëtarë nënkomisionit të posaçëm është prapë një hap mbrapa në raport me të drejtat e partive politike në këtë vend. Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore kishte gjithëpërfshirje, tanimë janë dy palë politike të cilat kostot në fund të ditës do t’i mbeten Partisë Demokratike se Edi Rama nuk mban marrëveshje. Dhe përderisa ne të gjithë themi që rruga radikale është e vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën, ne nuk bëhemi si lavjarës siç ka ndodhur historikisht me këtë parti, një herë para një herë mbrapa, por vazhdojmë përpara për të hedhur Edi Ramën. Tani çfarë t’u them unë? Që ne kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencën e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? E kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur. Kjo marrëveshje, në pikëpamje të përgjithshme na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe tek shoqëria”, u shpreh deputeti Ervin Salianji.

Një ditë më parë, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi arritën dakordësi në parim për ngritjen e 2 komisioneve hetimore që kërkohen nga PD, e në këmbim opozita do të heqë dorë nga kaosi në jetën parlamentare.

/a.r

Next Post

Horoskopi për ditën e Enjte, 14 Mars 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In