• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja politike në Kosovë, koalicioni i gjerë përballë një opozite të fuqishme

by Java News
05/09/2017 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e nënshkruar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re, nga analistët politikë po shihet me skepticizëm. Sidomos, vihet në dyshim nëse ky grupim i partive politike, do të mund të prodhojë një Qeveri të qëndrueshme.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë Qeveri të qëndrueshme dhe ta menaxhojë lehtë atë.

“Është një koalicion vështirë i menaxhueshëm nga kryeministri, nëse do të zgjidhet Haradinaj, për shkak se përveç sfidave të cilat e presin, është jashtëzakonisht e vështirë që të akomodohen interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion. Unë besoj se do të jetë e vështirë për të menaxhuar“, tha Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, një koalicion i tillë nuk do ta ketë lehtë as kalimin e disa ligjeve dhe shtyrjen përpara të çështjeve të rëndësishme. Në Kuvend, nënvizon ai, do të ketë edhe një opozitë të fuqishme.

“Kemi të bëjmë me një opozitë jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se do të shkaktohen probleme shtesë. Pra, unë konsideroj se Haradinaj si kryeministër apo koalicioni PAN, me nënshkrimin e marrëveshje kanë arritur një fitore të Pirros, por kjo nuk do të jetë një fitore e cila do të determinojë edhe sukses“, tha Mushkolaj.

Edhe Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk mund të pritet se do të jetë stabile, marrë parasysh numrin e madh të partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Kemi të bëjmë me një koalicion prej rreth 20 subjekteve politike, që e bënë një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa të cila duhet të akomodohen prej partnerëve më të mëdhenj të koalicionit. Kjo e bënë një koalicion mjaft të brishtë dhe me një opozitë që është më e fortë edhe numerikisht, por edhe për kah kualiteti”, tha Krasniqi.

Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, një ditë me herët nënshkruan me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja. Kurse, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin.

Krasniqi thekson se pavarësisht koalicioneve partiake dhe interesave të partive politike, në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të vonohen dhe procedohen çështjet e rëndësishme.

“Nëse mbizotërojnë ato politikat e inateve dhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranishme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që kanë qenë në skenën politike“, tha Krasniqi.

Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.

Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë te zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës./REL/

Next Post
SHIFRAT/ Ngushtohet diferenca në paga mes grave dhe burrave në Shqipëri

SHIFRAT/ Ngushtohet diferenca në paga mes grave dhe burrave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In