• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për të strehuar fantazmat e Mesdheut

by Ilir Yzeiri
13/11/2023 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të pritur në portin e Shëngjinit një pjesë të emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e Italisë dhe për t’i strehuar ata në Gjadër derisa të bëhet verifikimi për statusin e tyre, si dhe dhënia e këtyre dy territoreve në përdorim shtetit italian, ka zgjuar polemika në vend dhe ka sjellë edhe njëherë në vëmendje një nga tragjeditë me të mëdha të epokës sonë atë të emigracionit ilegal që e ka kthyer Mesdheun në një varrezë gjigande. Simboli i kësaj tragjedie u bë fotoja e vogëlushit Ajlan Kurdi që ishte vetëm 3 vjeç kur u gjend i mbytur në brigjet turke më 2 shtator 2015 dhe që pushtoi të gjitha faqet e para të mediave dhe rrjeteve sociale. Pas kësaj, tragjedi të tjera ndodhën në Mesdhe. Siç raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara për emigrantët, në Detin Mesdhe nga viti 2014 e deri në vitin 2023 kanë humbur jetën 27 364 emigrantë. Emigracioni është bërë plaga më e madhe e epokës sonë dhe ka përfshirë gjithë botën.

Shifrat që publikon Organizata e Kombeve të Bashkuara për emigracionin tregojnë një realitet impresionues dhe të bëjnë të mendosh se bota pa kufij është një iluzion për shkak se kufijtë shërbejnë ende për të ndërtuar identitetin dhe për të mbajtur botën të ndarë, megjithëse gjithë globi dhe edhe vendet që sot refuzojnë të trajtojnë këtë plagë jetojnë, zhvillohen dhe ekzistojnë edhe për shkak të emigrantëve.  Sot 1 në 30 persona në botë është emigrant. 281 milion  banorë të planetit janë emigrantë dhe deri në vitin 2020 ata përbënin 3.6% të popullsisë botërore. Sot ky numër është 3 herë më i madh se në vitin 1970. Numri i emigrantëve është rritur ndjeshëm, por vendet e para i zënë Azia dhe Europa dhe pas tyre SHBA. Në një studim të universitetit të Monrealit Kanada thuhet se bota gjithnjë e më shumë po përballet me problemet e sigurisë ndërkombëtare dhe një ndër ta është kriza migratore e Medheut, të cilën asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm.

Mungesa e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes shteteve e ka acaruar këtë problem dhe ka sjellë dështim pas dështimi. Për këtë arsye, pellgu i Mesdheut, vitet e fundit, është kthyer në vendin më të rrezikshëm në botë. Të shqetësuar vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e tyre ekonomik, shtetet europiane dhe sidomos ato më në kufijtë detarë, kanë zhvilluar politika shtrënguese në dëm të emigrantëve. Përballë dialektikës siguri/ e drejtë koncepti i solidaritetit mund t’i japë një përgjigje më të mirë kësaj dileme. Brishtësia ekonomike e vendeve në jug të Europës, papunësia, rritja demografike, konfliktet dhe ndryshimet klimatike janë ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni. Vitet e fundit situata është acaruar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vendet arabe. Lufta në Libi e Siri ka provokuar një valë migrimi drejt Europës. Kjo ka bërë që vendet europianë të militarizojnë kufijtë dhe të shtrëngojnë masat për kontrollin ushtarak të tyre.
Po ashtu, vendet europiane e kanë transferuar problemin jashtë kufijve të tyre siç është marrëveshja e Bashkimit Europian me Turqinë për të bllokuar nisjen e anijeve të pasagjerëve dhe marrëveshja e Italisë me Libinë për kontrollin e përbashkët të kufijve  përtej zonës së tyre të sigurisë. Trajtimi i kësaj krize prej vendeve europiane vijon të nxisë debate. Këto vende janë kritikuar drejtpërdrejt ose indirekt si përgjegjëse për humbjen e mijëra jetëve dhe si shkelëse të të drejtave të njeriut. Mbyllja e kufijve detarë i shtrëngon emigrantët që të marrin rreziqe të mëdha. Përgjegjësia e vendeve europiane për t’u dhënë asistencë dhe për të ndihmuar emigrantët që janë në rrezik mbytjeje në mes të detit është e sanksionuar në shumë instrumente ndërkombëtare si Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit e vitit 1982.

Sipas artikullit 98 të saj « çdo shtet duhet t’i kërkojë kapitenit të një anijeje luftarake që të ndihmojë cilindo që gjendet në rrezik në mes të detit ose edhe ai vetë duhet të ndërhyjë kur konstaton një gjë të tillë. » Por ka edhe mjaft konventa të tjera që garantojnë se askush nuk duhet të mbetet pa ndihmë dhe pa asistencë në mes të detit si  Convention internationale sur la recherche et le sauvetage maritimes (Convention SAR, version 1979), la Convention internationale pour la sauvegarde de la vie humaine en mer (Convention SOLAS) et la Résolution MSC 167 (78) 2004, du Comité de la sécurité maritime sur le traitement des personnes secourues en mer. Si përfundim mund të themi që anëtarët e BE-së nuk kanë arritur që të vendosin një ekuilibër të arsyeshëm mes prerogativave kombëtare për të kontrolluar hyrjen e personave në territorin e tyre dhe kërkesave të Shtetit të së Drejtës, të drejtave të njeriut, principit të solidaritetit dhe shpërndarjes së barabartë të përgjegjësisë mes shteteve.

Personat që tentojnë të kalojnë kufijtë dhe të hyjnë në jug të Europës e bëjnë këtë nga nevoja për të shpëtuar nga varfëria dhe nga luftërat, të cilat, në pjesën më të madhe, janë rezultat i një rendi  botëror në ndryshim e në shkatërrim e sipër, të padrejtë e të pabarabartë. Në mungesë të rregullave të qarta, trajtimi i emigracionit mbetet një çështje interpretimi sipas vullnetit politik. Për të kapërcyer këtë dilemë, parimi i solidaritetit është në qendër të reflektimit për një organizim më të mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Nëse solidariteti parandalues ka të bëjë me parandalimin e problemeve globale, menaxhimi i krizave dhe katastrofave kërkon solidaritet aktiv, në mos të detyruar. Në të vërtetë, bëhet fjalë për solidaritet për arsye të nevojës së përbashkët, sepse interesi i përbashkët është në lojë. Shtetet evropiane duhet të përqendrohen në një ndryshim të perspektivës dhe të miratojnë një koncept kozmopolit të drejtësisë dhe ligjit, dhe një vizion më të gjerë të solidaritetit – dhe pse jo, përpunimin e së drejtës të solidaritetit ndërkombëtar. Pas kësaj analize, mendojeni dhe vlerësojnë vetë marrëveshjen e Ramës dhe Melonit për emigrantët.

Next Post
Zyrtari i Egnatias: Gruaja e Dwamenas, një heroinë! Nuk ka derdhur asnjë pikë loti

Zyrtari i Egnatias: Gruaja e Dwamenas, një heroinë! Nuk ka derdhur asnjë pikë loti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In