• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për monitorimin e Vettingut, Lu dhe Vlahutin pjesë e bordit ONM

by A R
26/02/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

SHBA dhe BE kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmesën që do të japin gjatë zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Misioni i BE-së në Tiranë ka publikuar në faqen e vet zyrtare marrëveshjen e plotë si dhe korrespondencat që shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka shkëmbyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, shkruan gazeta Shqiptare.

Pikërisht në një letër të saj, të datës 7 shkurt 2017, drejtuar Agaçit, por edhe ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Avokatit të Popullit Igli Totozani si dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla, Calavera njofton anëtarët e bordit të menaxhimit të ONM-së. Në këtë letër, shefja e ONM-së saktëson se: “Kreu i delegacionit të BE-së dhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri mund të marrin pjesë në bordin menaxhues të ONM-së si anëtarë jo të përhershëm, veçanërisht kur takimet do të zhvillohen në Shqipëri”.

Marrëveshja

Ndërkohë, në marrëveshjen e firmosur mes SHBA-ve dhe BE-së qysh në nëntor të 2016-ës, mes Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Evropian, dhe James A. Walsh, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, në SHBA, palët angazhohen të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. /b.d

Next Post
Hetimet / Shpërthimi në Fier ishte atentat, objektivi humbi të dyja këmbët

Hetimet / Shpërthimi në Fier ishte atentat, objektivi humbi të dyja këmbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In