• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Marrëveshja për detin/ Bushati: Jemi në rrugën e duhur, do e zhvillojë ekonominë detare tek ne

by Java News
22/06/2020 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë duke thënë se janë në rrugë të mirë, ndërsa e cilësoi shumë të mirë marrëveshjen që u arrit vetëm para pak kohësh mes Italisë dhe Greqisë. Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të  mos arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të mbetem kaq koha pas fqinjëve tanë.

Bushati tha se aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Që të arrihet marrëveshja e detit duhet arritur dakordësi në tre pika kryesore, shtratin kontinental, territorin detar dhe hapësirën ekonomike.

“Mendoj se është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka tre elementë në një marrëveshje të tillë, shtrati kontinental, hapësira e territorit detar dhe interesat ekonomike. Me vendin që ke përballë që në këtë rast Italia është më lehtë pasi nuk ka ,mbivendosje dhe shtrati kontinental ishte më i lehtë për Shqipërinë dhe Italinë për ta mbyllur.

Sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare mund të ushtrojmë të drejtën territoriale deri në 12 milje si për Shqipërinë, Greqinë apo Italinë. Për vite kemi pasur një qëndrim të ngurtë të palës greke për vite, pas shumë diskutimeve arritëm në një pikë që marrëveshje e 2009 që ishte e padrejtë për Shqipërinë dhe më pas ri-ulja në tryezë ishte një ogur i mirë, pasi synonte korigjinim e padrejtësive dhe të shkojmë drejt një marrëveshje në interes të dy palëve.

Marrëveshja duhet  të siguronte hapësirën territoriale por edhe të shtratit kontinental dhe hapësirën ekonomike. Ajo që është interesante është se askush nuk flet për Malin e Zi, që ndodhet në të njëjtin pozicion si Greqia në raport me Shqipërinë. Deti sot për sot në Shqipëri për fat të keq është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Fqinjët tanë jane para në këtë proces dhe ne nuk kemi pse të mbetemi pas”, tha Bushati.

Next Post
Silva Bino flet për testimet: Kush ka dyshime, të punojë me epidemiologët në çdo shtëpi

Shefja e sëmundjeve infektive alarmon: Duhet të përgatitemi për më të keqen. Në vjeshtë do kemi dy sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In