• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrëveshja, një sajesë e politikës shqiptare”/ Topi: Listat e hapura nuk i do as PS dhe as PD

by Java News
18/06/2020 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

” E di se çfarë po gatuhet, në çfarë kuzhine po gatuhet dhe çfarë gjelle do të hamë”, ishte mesazhi që ish presidenti Bamir Topi tha për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore. Duke e cilësuar Kodin Zgjedhor si më të reformuarin në vend dhe më problematikun njëkohësisht, Topi tha se kjo marrëveshje është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Topi tha për gazetarin Denis Minga se e gjithë kjo situatë është një anormalitet dhe se po harxhohet një kohë aq e madhe për të mos prodhuar asgjë.

“Marrëveshja e 5 qershorit është një pamje që përsëritet në mënyrë ciklike. Sa herë jemi në prag të një reformimi, pasi reformimi i kodit zgjedhor është bërë pafundësisht dhe vijon të mbetet ende më problematiku. Nuk e kam parë këtë situatë në qelizë pasi e di fare mirë se çfarë po gatuhet, në cilën kuzhinë po gatuar dhe çfarë gjelle do të hamë. Kjo i takon ekskluzivisht politikës shqiptare dhe çdo aktor ndërkombëtar futet për t’i vendosur ata në normalitet që gjithmonë është jashtë saj.  Opozita e pa se duke mbetur jashtë, ky tjetri që ka përball nuk ‘të fal’ dhe shikojmë një pamje të çuditshme, një njeri që ka gjithçka dhe një opozitë të çoroditur dhe pa vizion dhe vendimmarrje emocionale të çastit. Marrëveshja është një sajesë e politikës shqiptare që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja. Kjo u bë për t’i futur ata në shina, por në shina politike, jo ato institucionale, pasi aty kemi një opozitë parlamentare. Politika shqiptare është në anormalitet,  kjo nuk është një opozitë normal, por as ky pushtet nuk është normal, duke krijuar një situatë anormaliteti në Shqipëri“, tha Topi.

Pse opozita dhe mazhoranca refuzojnë listat e hapura, për ish presidentin Bamir Topi janë arsye të ndryshme, por që kanë të njëjtin qëllim që ‘listat të mos hapen dhe kryetari të ketë fuqinë absolute’.

“Opozita i trembet listave të hapura pasi në strategjinë e tyre kryetarët e partive aleate i fusin në listat për deputet dhe kjo do të ndodh pasi në të kundër do i mbeten aleatë rrugëve. Pra nuk ka interes. Te mazhoranca janë probleme të tjera, PS 8 vitesh fillon dhe bie autoriteti i kryetari, mbase nuk kanë kurajën sot të dalin kundër drejtpërdrejtë. Edhe pse arsyet janë të ndryshme ata janë të dyja në një pikë, kundër listave të hapura”, tha Topi.

g.kosovari

Next Post
Pagat e luftës/ Denaj: Kemi paguar më shumë njerëz se sa kishim planifikuar. Ja si do procedohet me punonjësit që s’janë…

Pagat e luftës/ Denaj: Kemi paguar më shumë njerëz se sa kishim planifikuar. Ja si do procedohet me punonjësit që s'janë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In