• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja me Kosovën, ish-ministri serb: Ndryshimi i kufijve nuk do të sjell paqe

by Java News
08/02/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç është shprehur se ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë ndryshimin e kufijve të shteteve të tjera në rajon. Sipas tij nëse në Kosovë do të ndiqet kjo logjikë, pse të mos ndiqet edhe në ndonjë shtet tjetër.

Në intervistën për Deutsche Welle-n, Vuk Jeremiç shprehet rreth marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimin e territoreve, dhe raporteve Thaçi-Vuçiç.

DW: A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit?

Vuk Jeremiç:‘Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje’.

DW: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?

‘Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapsirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe.’

DW: A besoni në paqen afatgjate dhe pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve?

‘Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë’.

DW: A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?

‘Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg?, ka thënë në intervistë ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

DW: Kur flasim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, cili është qëndrimi i opozitës për pavarësinë e Kosovës?

”Për mua nuk ka dielema – unë jam kundër pavarësisë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, sepse tani kemi një opozitë unike dhe jemi bashkuar rreth një çështjeje, e ajo është vendosja e një Serbie normale dhe demokratike. Pas realizimit të këtij qëllimi, në kuadër të përballjes së lirë dhe demokratike, secili do të angazhohet për realizimin e ideve për Kosovën, ekonominë dhe të gjitha çështjet tjera. Ne në Serbi nuk kemi tani privilegjin e shprehjes dhe shkëmbimit të mendimeve të lira.”

Next Post
Rrëzimi i avionit të futbollistit, trupi i gjetur në rrënoja është i Emiliano Sala

Rrëzimi i avionit të futbollistit, trupi i gjetur në rrënoja është i Emiliano Sala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In