• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Sejdarasi: Një ndër arritjet më të mëdha të qeverisë, shpresoj të realizohet edhe me Greqinë

by Java News
06/02/2024 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali do t’u njihet e drejta e pensioneve. E njëjta gjë edhe vlen për italianët që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Marrëveshja, e cila nisi të negociohet 15 vite më parë, u firmos të martën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe homologu italian Antonio Tajani në Romë.

Analisti për çështjet ekonomike dhe financiare, Bardh Sejdarasi, në një intervistë për emisionin “Real Story” e cilësoi këtë marrëveshje si një ndër arritjet më të mëdha të qeverisë. Ai theksoi se shpreson që një marrëveshje e tillë të nënshkruhet edhe me Greqinë dhe vende të tjera, ku jetojnë shumë shqiptarë.

“Marrëveshjet e kësaj natyre kanë një kosto jo vetëm politike. Kostot financiare për një marrëveshje të tillë, sigurisht që duan të axhustojnë të gjitha problemet që ka ekonomikisht një vend. Tentativa që ka bërë qeveria shqiptare dhe dëshira që kanë pasur të gjitha qeveritë, Italia dhe Greqia ishin të vështira për të negociuar. Ky është një hap i mirë sepse nuk do të kemi më nevojë të ulemi në tavolina për një kohë të gjatë për të negociuar marrëveshje midis dy shteteve. Ne kemi një sistem që duhet të kesh 15 vite që të dalësh në pension, Italia 20 vjet. Imagjino një shqiptar që ka 14 vite që ka punuar në Shqipëri, por ka 19 vite në Itali. Ky nuk përfitonte pension para kësaj marrëveshje.

Tani 33 vite pension, tani ka mundësi që njohja e bashkimit të viteve kotributive në Shqipëri dhe Itali dhe negociatat kanë qenë të fuqishme me shumë shtete, kanë bërë që sot emigrantët në shtetet e tjera ta kenë këtë mundësi. Italia ka pasur probleme të mëdha sepse jo të gjitha kishin pjesë kontributive. Por gjithsesi negociatat kanë qenë të tilla që atë pjesë të kontributeve që ke dhënë me një shtet të huaj, ta përfitosh në moshën që del në pension. Do ta quaja një nga suksesset më të mëdha të çdo qeverisje. Shpresoj shumë që e njëjta gjë të jetë edhe me Greqinë dhe me shtetet e tjera.“, u shpreh Sejdarasi.

Ndërkohë, drejtori i Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se marrëveshja ka një kosto financiare.

“Sigurisht që do marrëveshje ka një faturë financiare por s’do të thotë askush se e paguan Italia apo Shqipëria. Pensionet paguhen në bazë të kontributeve që ke paguar. Do të thotë një individ ka kontribuuar gjithë jetën e vet, dhe kur të dalë në pension do të marrë lekët e vet. Në një farë mënyre, pavarësisht se kostoja financiare e homologëve tanë do të jetë më e madhe seç kemi ne në raport me italianët, në fakt do të financohen nga kontributet e shqiptarëve.”, tha Hado./m.j

Next Post
“Shqipëri-Itali” për pensionet, Hado: Kërkesa mund të bëhet nga vendi ku je rezident. Dokumentet dërgohen pa noterizim e përkthim

"Shqipëri-Itali" për pensionet, Hado: Kërkesa mund të bëhet nga vendi ku je rezident. Dokumentet dërgohen pa noterizim e përkthim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In