• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Italinë/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, nesër mbërrijnë dy anije me 40 persona

by B K
09/04/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Meloni po vë në jetë dekretin e miratuar më 28 mars dhe tashmë kampi i Gjadrit do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Në bazë të këtij dekreti, burime bëjnë me dije se nesër në Portin e Shëngjinit do të mbërrijnë dy anije me total 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi.

Anija e parë pritet të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrante si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Pas një pauze të funksionimit të qendrave pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, drejtuesit e qendrave kanë rikontaktuar punonjësit që ishin pjesë e bashkëpunimit të parë për të rifilluar punën në këto kampe duke filluar nga enjtja.

Me këtë dekret qeveria italiane nuk ka ndryshuar destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Qeveria Italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për “Vendet e sigurta”.

Next Post
U betua si eurodeputet në PE\ Rikthehet Fredi Beleri: S’më vjen keq që të shkoj në qeli!

Deklarata e Belerit: Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptare, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët”/ Rama: Shërbim shëndetësor me “AI” 

“Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët”/ Rama: Shërbim shëndetësor me “AI” 

December 24, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

December 24, 2025
“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

December 24, 2025
Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

December 24, 2025
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

December 24, 2025
Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

December 24, 2025
“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

December 24, 2025
Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

December 24, 2025
“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

December 24, 2025
(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com