• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi për diplomat, ministrja Tahiri: Përfitojnë shqiptarët e Preshevës

by A R
10/09/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel u mbajt takimi Kosovë-Serbi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave. Në takim morën pjesë delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Bashkimi Evropian bëri të njohur se ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues të diplomave të nivelit universitar ( për bachelor, master dhe doktoraturë) të lëshuar nga të dy shtetet. Ky mekanizëm sipas njoftimit, përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e cerftifikuara do të mbajnë logon e BE-së.

Pas certifikimit nga BE-ja, pastaj të dyja shtetet kanë detyrim të njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra- tjetrës, ashtu siç e përcakton marrëveshja për diploma e arritur në Bruksel më 19 Janar 2016.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri vlerësoi lart këtë hap të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian si dhe inkurajoi kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave, e cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar. Tahiri sidomos vlerësoi se kjo marrëveshje është shumë e dobishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kryesisht kanë kryer studimet në Kosovë që të aplikojnë për certifikimin e diplomave të mundësuar nga dialogu i Brukselit.

Ajo shprehu bindjen se tani të diplomuarit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi që të kthehen të jetojnë dhe punojnë në trevat e tyre, duke mos lejuar skemat e Serbisë për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët, e cila po ndodh prej shumë vitesh.

Në takim, BE ka njoftuar po ashtu se është në finalizim të kontraktimit edhe të një organizate tjetër ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin e diplomave të nivelit parauniversitar që përfshijnë certifikimin e diplomave të shkollimit fillor, të mesëm, vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), etj.
Takimi i radhës i grupit të  punës për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave pritet të mbahet pas dy javësh, ku palët do të takohen me partnerin zbatues të marrëveshjes SPARK dhe përfaqësuesit e BE-së./KosovaPress/a.m.

Next Post
Detajet e dasmës madhështore të djalit të Ylli Ndroqit (dhe një kusht për të ftuarit)

Detajet e dasmës madhështore të djalit të Ylli Ndroqit (dhe një kusht për të ftuarit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

January 7, 2026
VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

January 7, 2026
Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

January 7, 2026
Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

January 7, 2026
Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

January 7, 2026
Moti i keq, rrëshqitje dherash në Shkodër, aksi ku drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes

Shemben dy banesa nga moti i keq në Vlorë, bllokohet rruga Kotë-Sevaster

January 7, 2026
15 shqiptarë bllokohen në Brindizi: Autoritetet italiane na nxorën nga aeroporti, ka të sëmurë që duan përkujdes

15 shqiptarë bllokohen në Brindizi: Autoritetet italiane na nxorën nga aeroporti, ka të sëmurë që duan përkujdes

January 7, 2026
Moti i keq në vend, ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7

Moti i keq në vend, ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7

January 7, 2026
Moti i keq, Rama ironizon: Çudi pse nuk më fajësojnë mua edhe për përmbytjet në Itali e Greqi

Moti i keq, Rama ironizon: Çudi pse nuk më fajësojnë mua edhe për përmbytjet në Itali e Greqi

January 7, 2026
Havana zyrtare publikon fotot: Kush janë 32 ushtarët kubanë, që u vranë duke mbrojtur Maduron

Havana zyrtare publikon fotot: Kush janë 32 ushtarët kubanë, që u vranë duke mbrojtur Maduron

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In