Wolfgang Petritsch flet për mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi. Petritsch nuk përjashton mundësinë e ndryshimet e kufijëve – nëse palët janë dakord.
Deutsche Welle: Zoti Petritsch, komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kërkohet një vendosmëri e madhe. Por statusi i Kosovës mbetet një problem i madh. Si mund të zgjidhet ky problem dhe a jeni i sigurt se zgjidhja mund të gjendet në muajt e ardhshëm?
Wolfgang Petritsch: Unë kam qenë pothuajse një vit më parë, në pranverë dhe verë të vitit të kaluar, shumë i angazhuar për të çuar përpara idenë e dy presidentëve (Thaçi dhe Vuçiq), të cilët me sa duket janë të gatshëm për kompromis paqësor, për një kompromis të madh historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Unë nuk mendoj se duhet të pranojmë të gjitha propozimet. Por, Gjermania tani papritur është kundër një marrëveshje të këtillë, ndonëse një përfaqësues i Berlinit ka qenë prej fillimit në ekipin e Federica Mogherinit dhe me sa duket e ka mbështetur strategjinë e saj. Tani Gjermania, zonja Merkel, thotë: Ne nuk duam.
Më duhet t’ju ndërpres: Ju thoni se ka ide të dy presidentëve, të cilat duhet mbështetur apo jo? Por opinoni i gjërë nuk e di se cilat janë këto ide që mund të mbështeten apo jo, dhe nuk e di qartë se çfarë do të thotë kjo ide. A është kjo në të vërtetë ideja për ndarjen e Kosovës, apo shkëmbimin e territoreve? Për çfarë është fjala?
Për fat të keq ky është një problem, sepse opinioni i gjërë nuk është përfshirë. Mendoj se ky është një problem i madh për Brukselin, Beogradin dhe Prishtinën. Mendoj se Brukseli do të ishte në gjendje të zhvillojë një dialog të hapur për mundësinë e arritjes së një kompromisi. Pikërisht për shkak se në Bruskel është vendosur se nuk ka linja të kuqe, se është i mundur edhe shkëmbimi i territoreve, ndaj duhet të luhet me letra të hapura. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë prej të gjitha zgjidhjeve. Por në rrethanat e tanishme, nuk ka zgjidhje më të mirë. Gjithmonë ekzistojnë vetëm kompromise të vështira, të cilat duhet të arrihen për të qetësuar gjendjen përfundimisht. Shikoni se çfarë ka ndodhur ditët e fundit dhe sa shpejtë emocionet mund të çojnë në ngritjen e tensioneve. Gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Në esencë, kam menduar dhe mendoj se BE-ja nuk ka shumë kohë. Të dy palët duhet të futen në një proces të gjërë, të ngjashëm si Dejtoni apo Oslo, ku të merreshin vesh për një kompromis. Ndërsa mundësitë ekzistuese dihen prej vitesh.
Pak më lart kritikuat Gjermaninë për shkak se nuk do të pranojë ndryshimin e kufijëve. Si e shihni ju iniciativën e zonjës Merkel dhe presidentit Macron për takime në Berlin dhe Paris? A do të thotë kjo se palët po largohen nga projektet e BE apo është vetëm vazhdimësi e tyre?
Kam frikë se kjo është një prej atyre iniciativave që kemi parë edhe më parë në konstelacione të ndryshme dhe të cilat për fat të keq nuk sjellin sukses. Nëse vetëm pak ditë pas konferencës së Berlinit kemi një situatë si kjo tani në veri të Kosovës, atëherë më duhet të konstatoj se takimi i Berlinit nuk ka qenë i suksesshëm. Dyshoj se në Paris do të jetë më mirë.
Si do ta zgjidhnit Ju këtë çështje, pasi që ekzistojnë ide të ndryshme? Edhe vet e dini se idetë për shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijëve janë shumë të rrezikshme. Ka dhe njerëz që flasin për incidente të reja, luftëra të reja…
Pa dyshim që ka shumë rreziqe, por ato duhet të jenë pjesë e negociatave dhe kompromiseve. Propozoj që tani të organizohet diçka si – dialog plus.
Çfarë do të thotë kjo?
Ata të dy (presidentët Thaçi dhe Vuçiq) nuk duhet të takohen vetëm një herë në muaj apo dhe më rrallë. BE duhet t’i ftojë të dy palët për diskutime intensive për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër. Mendoj se mund t’i ftojë edhe në Vjenë, ku palët në një proces shumë intensiv negociator do të tejkalonin dallimet dhe kontradiktat, dhe do të gjenin zgjidhjen më të mirë, mbi bazën e propozimeve që ekzistojnë mbi tavolinë.
Ju jeni duke folur në fakt për një Dejton të ri, por në kornizat evropiane, apo jo?
Apsolutisht. Kjo duhet të jetë një zgjidhje evropiane. Nuk do të doja që në këtë proces të jenë të pranishëm Uashingtoni apo Moska. Tek e fundit ky është problem evropian, ndaj edhe zgjidhja duhet të gjendet në Evropë. Ndaj mendoj se ky proces duhet të zhvillohet në Evropë.
Por ju e keni të qartë se Serbia dhe Kosova nuk duan që vendimet të merren pa Rusinë dhe Shtetet e Bashkaura të Amerikës.
Të dy palëve duhet thënë: Duam zgjidhje evropiane. Në fund të fundit, të dy vendet duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se interesa e Evropës duhet të jenë në plan të parë. Këtë duhet ta kuptojnë të dy palët.
Para pak ditësh në veri të Kosovës ka pasur një aksion policor, i cili ka shkaktuar reagime të ashpra, madje edhe dhunë dhe plagosje me armë zjarri. Keni frikë nga shkallëzimi i situatës në Kosovë?
Së pari, më duhet të them se duhet të sqarohen rrethanat se si erdhi deri te ky aksion, i cili ka qenë i tepruar. Dhe natyrisht, personat e arrestuar duhet të nxirren para gjykatave të rregullta. Kur dihet se çfarë disponimi kemi në terren, mendoj se është e domosdoshme që OKB dhe BE, të cilat janë prezente në Kosovë, të vëzhgojnë me kujdes këtë proces, këtë proces juridik, gjyqësor, në mënyrë që gjërat vërtet të sqarohen deri në fund.
Zoti Petrisch, Beogradi ka kërkaur heqjen e taksave, ndërsa Prishtina ka refuzuar këtë kërkesë. Si mund të vazhdohet dialogu në këto kushte?
Jam i bindur se palët duhet të plotësojnë disa kushte.
Cilat?
Natyrisht në radhë të parë bëhet fjalë për Pristhinën dhe qeverinë atje. Ne e dimë që qëndrimet për taksat janë të ndryshme. Por mendoj se situata është shumë e qartë: Taksat duhet të suspendohen për të filluar një dialog i kuptimtë. Ky është parakushti. E më pas duhet të flasim për zgjidhjet e vërteta të problemeve dhe jo vetëm për masa të ndara, të cilat më shumë duken si reagime të tepruara.
Po, por kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me futjen e taksës është parandaluar ideja e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve. Njerëzit janë të frikësuar nga kjo ide, sepse ideja mund të jetë e rrezikshme edhe për vendet e rajonit.
Në negociata për zgjidhjen përfunditmare duhet të futeni të hapur. Duhet të niseni nga fakti që dialogu i Brukselit i ka përgatitur disa detaje, të paktën në letër, jo formalisht dhe se ka pasur përparime në dialogun pesëvjeçar. Këto përparime janë bazë për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. Të gjitha të tjerat që kanë ndodhur ndërkohë janë aksione të njëanshme, të cilat duhet të tërhiqen. Pra edhe taksta 100%.
Nëse Serbia dhe Kosova vërtet merren vesh për ndryshimin e kufijëve, pse Republika Serpska duhet të mbetet në Bosnje-Hercegovinë, në qoftë se pranohet parimi i ndryshimit të kufijëve të jashtëm të shteteve të tanishme?
Këtu mund të citoj presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, i cili thotë se nuk ekziston kurfarë lidhje mes B-H dhe gjendjes në Kosovë. Pse? Sepse nëse ndryshojnë kufijtë e Kosovës përmes një procesi negociatash, atëherë ky është një rezultat i pranuar nga të dy palët. Ndërsa Dodiku në Sarajevë nuk ka ndonjë partner me të cilin do të mund të negocionte për një zgjidhje të këtillë. Duhet aplikuar pra normat ndërkombëtare, sipas së cilave marrëveshjet për ndryshimin e kufijëve të jashtëm mes shteteve sovrane mund të bëhen vetëm me – konsensus.
Së pari, në Bosnje nuk ka konsensus për këtë. Dhe së dyti, është shumë me rëndësi të thuhet se Bosnja ekziston në kufijtë e përcatkuar me Marrëveshjen e Dejtonit. Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka mundësuar krijimin e Republikës Serpska dhe çdo përpjekje e palës serbe për ndryshimin e kufirit të Bosnjes do të thoshte automatikisht humbje e statusit ndërkombëtar të Republikës Serpska. Këtë duhet pasur parasyshë, sepse për këtë çështje mendohet shumë pak.
Si mendoni, si është e mundur që Republika Serpska të humbë statusin e saj?
Sepse me Marrëveshjen e Dejtonit janë përcaktuar kufijtë ndërkombëtarë të pranuar nga Beogradi dhe Zagrebi. Pra dy fuqitë vendimtare janë garancë e Marrëveshjes së Dejtonit dhe ato janë të obliguara të njohin nënshkrimet e tyre.
Ju mendonni pra se ndryshimi i kufijëve në Kosovë nuk do të rezultonte me ndryhsimin e kufijëve në vendet tjra të rajonit?
Pikërisht ashtu është. Nëse shikoni pak më mirë, këto janë dy gjëra të ndryshme dhe vërtet duhet shikuar si gjëra të ndara. Për fat të keq, madje edhe diplomatët dhe politikanët që merren me këto çështje, shpesh harrojnë se këto gjëra janë vendosur para 25 vitesh në Dejton. Ndërsa çështja e vetme e hapur ka mbetur – kufiri mes Kosovës dhe Serbisë. E për zgjidhjen e këtij problemi kërkohen dy palë. Kërkohen edhe garancat e Evropës për njohjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e kufijëve mes dy palëve. Përveç kësaj, kufijtë duhet t’i garantojnë dhe mbështesin të gjithë – Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Uashingtoni, Moska dhe Brukseli.
Por në samitin e Belinit, përveç presidentit Vuçiq dhe presidentit Thaçi, të gjithë të tjerët kanë qenë kundër mundësisë së ndryshimt të kufijëve të jashtëm dhe ndarjeve. Ju megjithatë mendoni se kjo është e mundur?
Jo, jo… Unë nuk pytem fare në këtë çështje. Kjo është e parëndësishme.
Mirë, por?
E përsëris: Unë dua t’i jap përparësi zgjidhjes me të cilën dakordohen të dy palët. Kompromisi në Ballkan është një fjalë e panjohur. Këtu për herë të parë do të kishim një kompromis të arritur dhe nënshkruar nga dy prresidentë, të arritur vështirë por me rrugë paqësore. Shikuar nga aspekti historik, kufijtë kanë ndryshuar gjithmonë vetëm me mjete ushtarake.
Ndërsa në shembullin e Bosnje-Hercegovinës kemi marrëveshjen e imponuar të Dejtonit, me të cilin njëra palë nuk identifikohet, as pas 25 vitesh. Bashkësia ndërkombëtare, Evropa, duhet të nxjerrë mësime nga kjo. Ne duam një zgjidhje për Kosovën, duam një kompromis të cilin e pranojnë të dy palët/DW/