Zyrtarët e Koresë së Jugut nënshkruan një marrëveshje afatshkurtër gjatë ditës së sotme, që do të rriste shumën e parave që Seul kontribuon në ruajtjen e trupave amerikane në gadishull.
Marrëveshja erdhi fill pas përfundimit të një marrëveshje të mëparshme nga thirrja e Presidentit amerikan Donald Trump për më shumë para. Marrëveshja e re duhet ende të miratohet nga parlamenti i Koresë së Jugut dhe kjo do të rriste kontributin e Koresë së Jugut në 1.03 trilionë won ose 890 milionë dollarë nga 960 miliardë won në 2018.
Ndryshe nga marrëveshjet e kaluara, të cilat zgjatën pesë vjet, kjo marrëveshje është planifikuar të skadojë në një vit. Kështu të dyja palët janë të detyruara të kthehen në tryezën e bisedimeve brenda disa muajsh. (tema)