• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç: E kam thënë para dy vitesh

by Java News
19/02/2019 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”.

Komentet e tij pasuan deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili sot tha se propozimi zyrtar i Beogradit për arritjen e marrëveshjes me Kosovën është vënia e kufirit në vija etnike.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiç gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.

Duke e komentuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump të dërguar për ditën e shtetësisë së Serbisë, në të cilën thuhej se “njohja e ndërsjellë është element kyç për normalizimin e raporteve”, Vuçiç tha se i kupton dëshirat e presidentit amerikan.

“Janë naivë ata që presin nga Amerika të ndryshojë politikën e saj, që fuqia më e madhe botërore të ndryshojë qëndrimin. Amerika e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, mos mendoni se është e mundur që dikush të ndryshojë vendimin e saj. Prandaj une e kuptoj dëshirën e presidentit amerikan” tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia i ka dëshirat, nevojat dhe planet e saja.

“Duke respektuar dëshirat e të gjithëve ne do të shikojmë se si në mënyrën më të mirë të ruajmë interesat tona, të mos përplasemi me SHBA, sepse as që mundemi, dhe as që e kemi të nevojshme. Por të kuptojmë si duhet atë që Trump e thotë: bëni marrëveshje, dhe kur e arrini ndryshimin e vogël ky është një hap i madh përpara. Prej SHBA-së është vështirë të pritet më shumë se kaq. A jam i lumtur për këtë? Nuk jam”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Të martën, zëvëndëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është “vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”.

Next Post
Djegia e mandateve, Rama: Sa herë ka zgjedhje opozita del nga binarët

Djegia e mandateve, Rama: Sa herë ka zgjedhje opozita del nga binarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In