• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e huasë me Fondin Kuvajtian, Denaj: Ndërlidhim rajonet! Investimet infrastrukturore do shtojnë shërbimet për qytetarët

by Java News
03/03/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mjediset e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u nënshkrua marrëveshja shtesë e huasë, ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e projektit të rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Menaxhimit të Projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ermir Omari, në praninë e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, Drejtorit të Përgjithshëm të FSHZH, Dritan Agolli dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ministrja Denaj vlerësoi se projekti mbart një komponent të rëndësishëm të ndërlidhjes lokale në zonën e jugut dhe vendos në shërbim të 175 mijë banorëve shumën prej 22 milionë dollarësh.

“Rëndësia strategjike e projektit të Rrugës së Lumit të Vlorës lidhet me përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këtë zone. Ky projekt lidhet ngushtësisht me rritjen e mëtejshme të aktivitetit në këtë zonë, mbi të gjitha të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktivitetit privat, rritjen e të ardhurave për familjet vendase, dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Objektivi i këtij projekti është lidhja e shumë fshatrave të Lumit të Vlorës me bregdetin e Shqipërisë”, tha ministrja.

Projekti parashikon punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit, objekteve të sigurisë dhe ndriçimit, krahas trotuareve në qytezat kryesore përgjatë rrugës.

Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillimi të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.

“Investimet e mëdha infrastrukturore, përfshirë edhe Aeroportin e Vlorës, pritet t’i japin frymëmarrje të plotë bregdetit të Jugut, duke krijuar të gjitha mundësitë për një zhvillim të pandalur ekonomik dhe social”, theksoi Denaj.

Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet parashikohet të përfundojnë deri në fund të vitit 2022.

Nga ana e tij, Ambasadori i Kuvajtit tha, se nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, si dhe për arritjen e standardeve.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli i cili falënderoi ministren e Financave dhe Ekonomisë për angazhimin e plotë dhe këmbënguljen për të çuar përpara këtë projekt të rëndësishëm për rajonin. Një investim, i cili tha z.Leli, do t’i jap një hov të ri zhvillimit të zonës, turizmit të qëndrueshëm, por edhe qarkullimit më të shpejt të mallrave dhe banorëve nga zonat rurale drejt atyre urbane.

Aktualisht kanë përfunduar me sukses punimet në Lotin I – Bypass i Vlorës – Peshkopi – Gjorm me gjatësi 23.2 km, ku janë realizuar të gjitha punimet e parashikuara në kontratë. Prej Majit të vitit 2019 kanë filluar punimet në Lotin II – Ura e Gjormit – Brataj – Ura e Laskos me gjatësi 27.1 km.

Nëpërmjet marrëveshjes shtesë, do të financohen punimet e Lotit 3 për segmentin nga Ura e Laskos – Qeparo me një gjatësi prej 23.7 km. Me përfundimin e Lotit të III-të vepra do të vihet në funksionim të plotë dhe do të realizojë qëllimin për të cilin është iniciuar pikërisht, lidhja e shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Përfundimi i rrugës Gusmar-Kuç, do të bëjë të mundur krijimin e një aksesi më shpejtë të zonës së Tepelenës me zonën e bregut.

Next Post
“Pranvera nis sot dhe nuk ndalet deri në…”, Meta paralajmëron protestë disa ditore?

Ktheu për rishqyrtim ligjin për betimin e anëtarëve të Kushtetueses, Meta publikon arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In