• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Detit/ Bushati: Qeveria nuk po negocion me Presidentin!

by Java News
06/03/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy letrave nga Ministria e Jashtme per Presidencen dhe pas po aq kerkesave shtese per informacion nga ky institucion, Ministri I JAshtem Ditmir Bushati shpreh gatishmerine per ti vene ne dispozicion cdo informacion kreut te shtetit

Ditmir Bushati: Çdo kërkesë për informacion që do të vij nga Presidenti i Republikës, jo për këtë çështje, por për çdo lloj çështje që është në fushën e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, natyrisht do të marr një përgjigje shteruese nga ana e Ministrisë së Jashtme. Kjo nuk është një gjë opsionale. Kjo është një çështje që na ngarkon ligji dhe ne do të zbatojmë ligjin.
Vizion Plus:Duke parë të gjitha këto kërkesa nga Presidenti i Republikës, në rastin më optimist, sa kohë mund ti duhet Ministrisë së Jashtmë që të plotësojë të gjitha këto kërkesa?

Ditmir Bushati: Nuk është një çështje afatesh, por është një çështje bashkëpunimi ndërinstitucional. Është një çështje kominikimi mes ekspertëve. Në analizë të fundit, më duhet ta them per opinionin publik, ne jemi një skuadër. Nuk është se po negocion Qeveria me Presidentin e Republikës, sepse në këtë proces do të negociohet pala shqiptare me palën greke dhe persa i përket shtetit shqiptar, duke filluar që nga Presidenti i Republikës e deri tek zyrtari më i ulët në këtë rang, jemi të gjithë në një skudar.

Vizion Plus:  Këtë “qëndresë” të Presidentit Meta, e shihin si betejë personale politike apo është e bazuar në Kushtetutë?

Ditmir Bushati: E kam thënë edhe në të shkuarën, Presidenti është në të drejtën e tij që të kërkojë informacione, të ngre pikpyetje për çështje nga më të ndryshimet që lidhen me këtë proces, por jo vetëm dhe është përgjegjësia jonë për t’ju përgjigjur me informacion dhe ekspertizë. Nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha bisedat, ndjesia ime është që Presidenti i Republikës është po aq i interesuar sa dhe ne, për të vijuar më tej këtë temë.

I pyetur lidhur me emrin e Artur Mecollarit, ministri Bushati nenvizon se cdo anetari te grupit negociator I eshte bere nje vetting parparak. Kreu i diplomacies eshte ndalur dhe tek vendimi I Gjykates Kushtetuese I vitit 2010.

Ditmir Bushati: Gjykata Kushtetuese ka ofruar nje “blue print” se çfarë duhet të kesh parasysh që mos të bësh më të njëjtat gabime siç janë bërë në 2009, por nuk ka skicuar një rrugëzgjidhje se si do duhet të ndodh delimitimi i zonave detare, qoftë përsa i përket Detit Territorial, Zonës Ekskluzive Ekonomike, apo Shelfit Kontinental. Më të drejtë, sepse e Drejta Ndërkombëtare ka një fuqi më të madhe detyruese për të gjitha palët

Ditmir Bushati kishte dhe nje mesazh per opoziten

Ditmir Bushati: Partia Demokratike është në një pozicion krejtësisht kontradiktor. Nga njëra anë thotë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qënë i padrejtë, sepse marrëveshja e 2009 ka qenë marrëveshja më e mirë e mundshme për Shqipërinë, paradoksalisht edhe kur vet pala greke thotë që marrëveshja e 2009 është e vdekur dhe nga ana tjetër tregon me gisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vizion Plus: Në prill, do thyeni vezët e Pashkëve me kolegun tuaj Kotzias dhe Kryeministrin Tsipras apo do thyeni akullin duke nënshkruar “Traktanin e Miqësisë” dhe marrëveshjet e tjera, përfshi dhe atë të detit?

Ditmir Bushati: Në prill ne do të takohemi sërish me palën greke në disa vende. Shpresoj dhe uroj që të kemi lajme sa më pozitive në drejtim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe shpresoj gjithashtu që të gjithë besimtarët ortodoks të kenë mundësi që të kalojnë Pashkë sa më të gëzuara.

Vizion Plus: Por, marrëveshje, “Traktat Miqësie” të firmosur….

Ditmir Bushati: Ne po punojmë dita ditës më palën greke. Nuk kemi një afat të fiksuar por nga ana tjetër, shpesh në marrëdhëniet ndërshtetërore elementi kohë është vendimtar për arritjen e marrëveshjeve

ma.me

Next Post
Liderët europianë “të egër” me Britaninë: Negociatat e daljes të nisin sa më shpejt

Qeveria britanike shton dhënien e lejeve të ndërtimit, rrit ofertën dhe ul çmimin e shtëpive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In