• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Biden: Nuk ka qenë e lehtë, përfshin 3 faza

by A R
15/01/2025 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Donald Trump, Presidenti në detyrë i SHBA, Joe Biden ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Gazës dhe Hamasit.

Marrëveshja përfshin një armëpushim të plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Në deklaratën e tij, Biden është shprehur se gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, palestinezët mund të kthehen në shtëpitë e tyre teksa ka shtuar se ndihma humanitare në Rripin e Gazës do të rritet.

“Së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre. Izraeli do të lirojë të burgosurit palestinezë në këmbim, u shpreh ai.

Ai ka shtuar se Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë marrëveshjet e nevojshme në fazën e dytë për atë që do të ishte fundi i përhershëm i luftës. Më tej, Biden është shprehur se rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë e lehtë dhe ai e quan atë një nga negociatat më të vështira që ka përjetuar.

Presidenti në detyrë i SHBA, Biden thotë se ndihet i kënaqur që kjo ditë ka ardhur teksa shprehet se me këtë marrëveshje, palestinezët mund të rindërtojnë pa Hamasin.

Biden deklaroi se ai dhe ekipi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump folën si një skuadër në përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshjen e armëpushimit.


3 FAZAT E MARRËVESHJES SIPAS BIDEN:

–Faza e parë “armëpushim i plotë”: Kjo fazë do të zgjasë gjashtë javë dhe përfshin një armëpushim të plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

–Faza e dytë “fundi i luftës”: Përfshin negocimin e përfundimit të luftës. Nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë.

–Faza e tretë “rindërtimi i Gazës”: Do të fillojë një plan rindërtimi për Gazën, ndihma humanitare do të rritet dhe palestinezët e zhvendosur do të mund të kthehen në lagjet në të gjitha zonat e Gazës.
Next Post
EMRI/ Tentoi t’i shiste drogë serbit, pranga shqiptarit në Britani (EMRI)

8 kg kokainë dhe 200 mijë paund cash, kapet shqiptari në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In