• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Marrëveshja/ Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln € në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm

by Java News
21/07/2023 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

Detajet e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së finalizuar janë publikuar nga gazeta The Telegraph. Nga 200 të burgosur që do të transferohen nëpër burgjet shqiptare, 17 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tetë shqiptarë janë dënuar për përdhunim. Mes të dënuarve është Koçi Selamaj, vrasësi i mësueses britanike Sabina Nesa i dënuar me burg 36 vjet. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë.

Selmanaj ka vuajtur deri më tani dy vjet, që do të thotë së Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarëve 470.000 euro për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij.

Mes 15 vrasësve është edhe 35-vjeçari Erlin Hasa i burgosur për vrasjen e rumunit 43-vjeçar. Pasi konsumuan kokainë ne një feste Hasa sulmoi 62 here me thike rumunin në një rrugë në Birmingham-it.

Sipas marrëveshjes qeveria britanike do t’i japë Shqipërisë edhe 5 milionë euro për logjistikën sigurinë dhe trajnimin e gardianëve. Telegraf shkruan Britanikët kanë kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen, ndërsa shqiptarët kanë kërkuar që ata të paguhen përpara se të pranojnë grupin e radhës të kriminelëve.

Një grup pune do të ngrihet për të monitoruar dhe parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Sipas marrëveshjes qeveria shqiptare do përpilojë raporte vjetore për gjendjen e të burgosurve dhe për kushtet e tyre ndërsa qeveria britanike ka të drejtë të inspektojë burgjet.

Largimi i të burgosurve shqiptarë do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve britanike por do të kursejë në të njëjtën kohë edhe lekët e taksapaguesve britanikë.

/f.stafa

Next Post
EMRAT/ Tre deputetët socialistë që abstenuan për legalizimin e kanabisit mjekësor

EMRAT/ Tre deputetët socialistë që abstenuan për legalizimin e kanabisit mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In