Diplomacia në nivelin e krerëve të shtetit ka një rol strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet Kinë–ShBA, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian në përgjigje të një pyetjeje lidhur me vizitën e mundshme të presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.
Gjatë bisedës së fundit telefonike mes dy krerëve të shtetit, presidenti i ShBA-së Donald Trump shprehu sërish dëshirën e tij për të vizituar Kinën në muajin prill, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping rikonfirmoi ftesën e tij, bëri të ditur zëdhënësi. Të dyja palët po mbajnë komunikim të vazhdueshëm për këtë çështje.
Marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes Kinës dhe ShBA-së janë të dobishme për të dyja palët dhe me përfitime të ndërsjella, tha Lin. Të dy vendet duhet të zbatojnë së bashku konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shtetit, duke sjellë më shumë siguri e qëndrueshmëri jo vetëm në bashkëpunimin ekonomik e tregtar dypalësh, por edhe në ekonominë botërore.











