• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet e relaksuara Rama-Berisha, a premtojnë proces zgjedhor të tillë?

by Ervis Iljazaj
04/12/2024 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Rikthimi i Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë pas një viti, përkoi me votimin e buxhetit të shtetit, ligji më i rëndësishëm për shqiptarët. Atmosfera në Parlamentin e Shqipërisë ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar në vitin e fundit. Deputetët e Partisë Demokratike më në fund kishin hequr bluzën me logo ’’Free Berisha’’ dhe kishin vendosur kollaret. Mosbindja civile gjithashtu duket si një kujtim i largët, edhe pse 76 mënyrat e tjera të saj mbetet ende pa u aplikuar. Me të gjitha gjasat, kjo klimë politike do të vazhdojë të jetë edhe në muajt në vazhdim duke qenë se zgjedhjet po afrohen dhe palët do të hyjnë në fushatë zgjedhore.

Edhe pse Partia Demokratiket orvatet ta paraqesë klimën politike si të tensionuar midis palëve, e vërteta është se tashmë marrëdhëniet midis PD dhe PS janë krejtësisht të relaksuara, sidomos marrëdhëniet Rama-Berisha. Prej disa kohësh dhe vazhdon akoma gjuha e kryeministrit është e ndryshme në raport me Sali Berishën.

Për Edi Ramën tanimë Sali Berisha nuk është më ai ai non-grata nga i cili nuk duhet pranuar asnjë propozim dhe s’duhet folur fare me një parti që drejtohet nga ai, nuk është më i vdekuri i pa kallur, nuk është më me një këmbë në varr. Përkundarazi, me të mund të aprovohen ligje të përbashkëta, mund të aprovohet kodi zgjedhor. Madje, Sali Berisha mund të ftohet të marrë pjesë në komisionin anti-korrupsion Xhafaj. Pra një komision ku Berisha dhe Rama bëhen bashkë për të luftuar koprrupsionin.

Nuk kuptohet kundër kujt do ta bëjnë këtë akt, pasi janë ata që duhet të japin llogari për korrupsionin, sidomos qeveria. Ndoshta do të luftojnë korrupsionin ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Pra hetuesi do të kthehet në të hetuar dhe anasjelltas.

Një nga faktet se përse këto marrëdhënie janë normalizuar e tregojnë qartë dhe vendimet e gjykatave. Ka disa kohë që gjykatat e kotrolluara nga Rama japin vendime në favor të liderit të opozitës duke patur parasysh vendimet gjykatës për logon, atë të Gjykatës Kushtetutese dhe në fund atë të GJKKO që liroi zotin Berisha.
Të gjitha këto elementë tregojnë qartë se tashmë kemi të bëjmë me një klimë tjetër midis PD dhe PS, pavarësisht tentativave për tu treguar të ashpër me pushtetin, apo për ta paraqitur situatën të tensionuar.

Ky është një lajm i mirë për politikën shqiptare dhe klimën politike në tërësi. Tashmë palët do të fokusohen te fushata elektorale që është te dera. Duke parë këtë situatë totalisht të ndryshuar, a do të ndikojë ajo për të patur një proces zgjedhor normal të gjithë pranuar dhe të relaksuar?

Shqipëria ka vuajtur gjithmonë nga proceset zgjedhore të kritikuara dhe shpesh herë rezultati nuk është pranuar. Nëse kjo klimë politike që është ndërtuar përpara zgjedhjeve do të mbizotërojë edhe gjatë zgjedhjeve, atëherë ndoshta do të kemi një proces zgedhor normal. Sigurisht, si gjithmonë rezultati nuk do të pranohet, qeveria do të akuzohet se ka vjedhur zgjedhjet. Këto janë normale në retorikën politike shqiptare.

Thelbi është se Shqipëria po shkon drejt një procesi zgjedhor me një klimë ndryshe, të patensionuar me liderin e opozitës së lirë që tashmë ka logon dhe vulën zyrtare të PD-së. Gjithashtu me një kod zgjedhor të votuar me konsensus nga të dyja palët. Gjasat janë të mira që të kemi zgjedhje parlamentare normale.

Next Post
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Pra nga njëra anë komisioni antikorupsion Xhafa, nuk duhet, nuk është i nevojshëm , sepse spak është i pavarur, nga ana tjetër një pjesë e gjykatave ose është i varur nga Rama, ose nga Berisha. Pra nuk shkon kjo logjikë z. Gazetar.
    Komisioni duhet të vihet në funksion sepse po ndëshkohen e drejta e njeriut, e drejta e deputetit. Spak e mbajti të sforcuar Berishën në ballkon që quhet kryetar i opozitës vetëm se theu urdhërin e paraqitjes . Por kaloj 1 vit dhe ai nuk u pyet asnjëherë nga spak. Kjo lojë e spak që të fut në burg e të kallën aty njerëz të votuar nga populli është jashtë kushtetutshmërisë. Ose grumbullo fakte të plota për një individ pa e vënë në dijeni atë, ose në procesin e arrestimit ai duhet të përballet me akuzën. Nëse spak nuk e ka gati akuzën nuk ka pse shteti ta ushqejë një individ. Me të drejtë Berisha dhe Meta i thonë kryetarit Dum Dumani. Meta është në burg dhe përkushedi sa muaj do qëndrojë pa u pyetur fare në lidhje me korupsionin. Ka qënë president tipi. Atëhere çmund të bëjnë këta për një njeri të thjeshtë? Do e kalbin në burg pa asnjë akuzë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In