• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet dhe Facebook-u, ja rregullat që duhet të ndiqni

by A R
21/11/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëse e hapni të paktën një herë në ditë faqen e Facebook-ut është e paevitueshme që jeta juaj personale të mos jetë e ndikuar sadopak nga media sociale.

Ne ju rekomandojmë pesë rregulla të cilat, nëse respektohen, jeta jote private nuk do të dëmtohet.

1. Evito të ndryshosh para kohe statusin e marrëdhënies
Ke dalë për kafe me një person, jeni mbajtur prej dore dhe më pas, sa ke mbërritur në shtëpi, ke ndryshuar statusin në Facebook në “e fejuar”? Normal, se ai s’të mori më në telefon. Rri pak më i/e rezervuar në fillim të marrëdhënieve, përndryshe rrezikon të dukesh qesharak/e nëse, pas një jave “fejese”, do të ndaheni.

2. Mos kërko për ish-at
Mos u krahaso me ish të dashurat e partnerit tuaj. Tani ju jeni çift dhe nëse diçka shkon më së miri midis jush, nuk ka kuptim të ‘zhvarrosësh’ të kaluarën. Dhe, mos verifiko orë e minutë aktivitetin e tij në Facebook! Jeto të tashmen!

3. Jo postime “në mërzitje e sipër”
Do të pendohesh me siguri më vonë. Pavarësisht se ekziston mundësia të heqësh postime në faqen tënde, nuk mund t’i fshish ato nga mendja e atyre që i kanë parë. Ti si mendon, nëse një mikeshë ofendon të dashurin e saj në facebook dhe më pas, pas një dite, deklaron se është marrëzisht e dashuruar dhe e lumtur?!

4. Mos bëj “mik” çdo njeri
Shpeshherë media sociale shkakton keqkuptime në jetën e çiftit. Kush është X dhe pse ka komentuar mbi foton tënde? Pse i dhe “like” Y-it? Por ti as nuk i njeh këta personat, shkruan revista Psikologji. Mos prano të bëhesh “mik(e)” me personat me të cilët nuk ke asnjë gjë të përbashkët, për të evituar këto lloj situatash në marrëdhënien tuaj.

5. Lejoji vetes të jesh “mendjemadhe”
Një studim ka vërtetuar se personat të cilat postojnë fotografitë e çiftit dhe statuse pozitive, janë të predispozuar të gëzojnë më shumë marrëdhënien e tyre. Me fjalë të tjera, pak mburrje bën mirë për lidhjen!/a.m.

Next Post
Parandalohet një sulm terrorist në Francë

Parandalohet një sulm terrorist në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In