• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Marr çantën në krah dhe…’! Vjollca tregon periudhën e vështirë pas ‘famës’ që mori në rrjet

by A R
23/10/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjaft e mbajnë mend Vjollcën, shprehjet e së cilës në emisionin televiziv “Shihemi në Gjyq”, ku ishte përballë burrit të saj, Zenunit, bënë xhiron e rrjetit.

Sot akoma qarkullojnë me mijëra “meme” në internet me batutat e saj të famshme.

Mirëpo si ka qenë jeta e Vjollcës pas daljes së saj të bujshme televizive?

Në një intervistë për “Real People” në “Euronews Albania”, Vjollca u shpreh se atë ditë nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë, pasi nuk kishte pirë ilaçin. Ajo më tej shtoi se edhe organizatorët e programit e kishin shtyrë të shante sa më shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha pirë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat,”-shtoi Vjollca.

Por, sot që ka kaluar disa kohë a është penduar Vjollca për këtë dalje të saj televizive?

Më tej gjatë intervistës, ajo u shpreh se nuk ndihet aspak mirë që batuta e saj është bërë virale kudo.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mua më nxori e keqja”- tregoi Vjollca në rrëfimin e saj.

Si e pritën fëmijët sherrin e prindërve në televizion? Vjollca rrëfen edhe jetesën me Zenunin: Më mban në pëllëmbë të dorës

“Çfarë e dua unë atë. Ma dhanë me zor.”

Kështu iu drejtua Vjollca bashkëshortit të saj, Zenunit në emisionin “Shihemi në gjyq”, më shumë se një vit më parë.

Ajo u bë e famshme për batutat e saj, të cilat u bënë “meme” kudo në rrjet.

Ndonëse në atë emision, Vjollca nuk donte të jetonte më me Zenunin, “ta lante, ta shplante”, por të jetonte jetën e saj, së fundmi në një intervistë për “Real People” në “Euronews” ajo shfaqet ndryshe.

Vjollca ndër të tjera tregon historinë e saj si e njohu bashkëshortin, ku ndryshe nga batutat e saj virale, këtu shprehet se ai e mban në pëllëmb të dorës.

“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak”- tregoi ajo.

Më tej Vjollca shtoi se Zenuni nuk e ka mërzitur kurrë, madje e ka ndihmuar edhe me punët.

“Sapo kishte ardhur nga ushtria, ishte i shëndoshë. Në atë kohë i donin gratë e shëndosha, por unë isha elegante. Nuk më mërziste, ishte çun punëtor, kishte të gjitha anët pozitive. Më ndihmonte me punët”-u shpreh Vjollca.

“Fama” që të jep televizioni është e vështirë për t’u përballuar, sidomos nga njerëzit e thjeshtë.

Teksa Vjollca tregoi se është penduar për daljen e saj që u bë virale, ajo u shpreh se as fëmijët nuk e kanë pritur mirë.

“Nuk na folën, u mërzitën shumë. Një nuse nuk na flet fare. Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët. U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve. Unë s’ju thashë asgjë. Pse t’i kërkoj falje nuses. Me çunat tani flas”- përfundoi Vjollca.

/a.r

Next Post
Mohojnë para hetuesve autorësinë , zi u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

Mohojnë para hetuesve autorësinë , zi u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In