• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marku te Krimet e Rënda: Nga disa prokurorë na vjen turp. Hetoni dosjet që trazuan politikën

by Java News
27/03/2019 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja Arta Marku kishte kritika edhe për disa prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Marku u shpreh se disa prokurorë nga Krimet e Rënda “na kanë bërë që të na vijnë turp”, pasi e kanë keqpërdorur postin duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor.

“Kjo është prokuroria më e rëndësishme në vend, asnjë veprim i kësaj nuk mund ti shpëtoj opinionit apo politikës. Kjo rrit presionin dhe vështirëson punën tuaj. Keni trajtuar me sukses shumë raste. Pavarësisht ngarkesës keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional, por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijnë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor. Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin” tha ajo.

Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të kësaj prokurorie, Marku tha se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete. Për Kryeprokuroren është e papranueshme sesi cilido i njeh disa dosje me numra. Edhe pse nuk i përmendi konkretisht, referimi shkonte për dosjet 339 dhe 184 të denoncuara nga opozita për krimin zgjedhor në Durrës dhe në Dibër. Marku kërkoi që këto dosje të hetohen në mënyrë objektive, ndërsa theksoi se informacionet nuk duhet të dalin në media, pasi gazearët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor.

“Disa nga dosjet kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale. Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për t’u përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë. Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja.

Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që cdo gjë ka çmim. Prokuroria për krimet e rënda ka qenë më cilësore ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes së punës me interesa personale. Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni cështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju. Hetimi pasuror le për të dëshiruar. Ushtroni kompetencat e plota deri në ngritjen e SPAK, krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen cdo ditë” tha ajo.

Numri një i prokurorisë përsëriti kritikat edhe për mungesën e hetimit pasuror, i njëjtë si te prokuroria e Tiranës.

g.kosovari

Next Post
Karta e Studentit/ Veliaj: Nëse nuk e bëjnë universitetet, do ta bëjë bashkia

Karta e Studentit/ Veliaj: Nëse nuk e bëjnë universitetet, do ta bëjë bashkia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com