Prokurorja e Përgjitshme Arta marku ishte sot në Elbasan ku mori pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së rrethit. Ajo iu drejtua prokurorëve me një mesazh të fortë teksa theksoi hetimin e personave me precedentë.
“Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji”- ka thënë prerë Marku, duke shtuar se “duhet te hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.
Ndërtesa e re përuruar sot është me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë dhe përmbush gjithçka mungonte dhe kushte jetësore pune./a.m.