I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, pedagogu Mark Marku foli për një sërë zhvillimesh në vend, duke nisur me zgjedhjen e Presidentit dhe dinamikat e krijuara brenda PD, parti në të cilën ai aderon. Pedagogu, tha Presidenti i ri është caktuar nga mazhoranca dhe e cilësoi si lojë të tyren proceset përmes raundeve.
“Më duket sikur pjesën më të madhe të kohës është bosh. Është propaganduar një proces konsensual, ndërkohë që premisat kanë qenë zero. Të gjithë e dinin që deri në fund nuk do të ketë një President konsensual. Shpesh herë procesi është bërë edhe qesharak për shkak të mënyrës se si është bërë. Oreksi i madh për të shpallur kandidaturën kur dihet që është proces politik që zgjidhet përmes Parlamentit. Është një formulë e reduktuar, shumë e thjeshtë për të kuptuar rezultatin në fund. Askush nuk ka praktikisht instrumentet për të bërë presion.
Këtu s’ka asnjë mundësi. S’e kuptoj pse kaq shumë debat. Opozita shpalos krizën e vet. Ashtu siç është përçarë grupi parlamentar në tre grupe. Edhe nëse do të ishin bashkë, nuk kanë fuqi për ta përzgjedhur Presidentin”, tha pedagogu.
Marku theksoi se opozita duhet të bënte propozime konkrete pasi Presidenca sipas tij është një institucion që duhet të drejtohet nga një person me integritet të lartë moral.
“Nuk mendoj se sikur opozita të kishte kohezion. Edhe opozita mund të bëjë propozime qesharake. Nuk është kusht që Presidentin ta propozojë politika. Duhet një vetëdije, Presidenca është institucion i rëndësishëm. Duhet një vetëdije që në opozicion të tilla duhet të ishin minimumi figura me kretibilitet moral. Presidenti nuk ka shumë pushtet, por zgjidhet që të jetë figurë morale. Në rastin e Italisë Presidentin e keni përherë. Në qoftë se kryeministrat kanë qenë të sulmuar, Presidenti ka qenë figurë e një niveli të lartë moral. Nëse do të kishim këtë përgjegjësi, mundësia gjendet për të gjetur Presidentin e duhur. Unë them që Rama e ka përzgjedhur Presidentin. Po bën këtë lojën demokratike që gjasme po propozon opozita, po nxit njerëzit të propozojnë emra. Çfarë kuptimi ka të propozosh emra. Presidentin askush s’do e marrë seriozisht, ose do të detyrohen të futen në konflikt me palët etj etj”, u shpreh Marku.
Për pedagogun, zgjedhja e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD nuk e zgjidh krizën, përkundrazi sipas tij e thellon atë. Ai thotë se PD duhet të riformatohet, pasi edhe në të kaluarën sipas tij ka plot raste që partitë e mëdha politike janë zhdukur nga skena.
“Në gjykimin tim kjo s’e zgjidh krizën, përkundrazi e thellon. Kur ka një krizë asnjëherë nuk bëhet fajtor njëra palë. Kur duhet të zgjidhen konflikte dhe kriza duhet bashkëndarë përgjegjësia. Mendoj që kushdo që të fitojë në këtë betejë të brendshme, mendoj që problemi është përtej. Problemet janë 30 vjecare. Nëse do ta shërosh sëmundjen duhet të bësh ekzaminimin dhe duhet të shkosh te diagnoza e saktë. Në këtë kuptim mendoj që problemi themelor është ky, në PD kurrë nuk kanë guxuar apo dashur të artikulojnë që të bëhet analiza e thellë e PD në këto 30 vite. Mendoj që PD është vonë.
Problemet ajo i ka pasur. Duke i mbuluar në ritmin e politikës, duke qenë në aksion, ndonjëherë e bën të pamundur refleksionin. Është akt i përditshëm dhe nuk krijon mundësi të mendosh. Problemet kanë ardhur duke u thelluar. Problemi i arrogancës së liderit. Ky problem ka të bëjë me partinë e tipit lider të krijuar nga ’92 e këtej. Raporti i çdo grupi, ministrukture brenda PD është përcaktuar në raport me liderin. Ai ka përcaktuar se kush është i drejtë. Askush s’ka guxuar të dëgjojë liderin. Vijmë te përplasja që është personash se sa idesh. Ka një vit që PD është në gjendje të një lufte të brendshme civile, s’kemi parë ide të qarkullojnë në treg. Të gjitha janë të përqendruara te personi. Nuk kemi pasur debat të tipit produktiv.
Në rastin e PS, që është parti në pushtet, vetë pushteti e shtyn problemin. Opozita e ka të domosdoshme të riorganizohet shumë shpejt. Këto janë njerëz fatkeq. Nuk mendojnë që mungesa e opozitës është fatkeqësi për këdo. Ideja është që diktatorët edhe kur nuk kanë armiq i shpikin ato. Unë mendoj që kjo krizë mund të vazhdojë edhe gjatë, pafund. Kriza mund të vazhdojë dhe nuk shoh premisën bazë. Unë mendoj që shoqëria shqiptare e ka tejkaluar PD. Fëmijët tanë na tejkalojnë çdo ditë ne dhe do të duhet të dish të negociosh me ta. E njëjta gjë ndodh edhe me votuesit. Arsyeja pse një strukturë partie do të vihet në pushtet s’është e qytetarëve.
Do të duhet të përafrohen interesa dhe arsye. Qytetari do të duhet të ketë një interes. Breznitë kanë interesat e tyre. Çdo qytetar kur shkon për të votuar e ka një interes. Ka interesa pak më afatgjata. Nëse PD nuk i jep përgjigje interesave të tyre dhe i përgjigjet një interesi brenda së djathtës për pushtet. Rrezikon të tejkalohet nga shoqëria. Në një sistem demokratik nuk mund të mbetet pa opozitë.
Nëse opozita nuk përmbush misionin e vet, do të dalin jashtë loje të gjitha palët. Në shumë vende ka formacione politike që janë zhdukur. Ne kemi specifikat tona, por po të shohësh në skenën evropiane kontinentale partitë e madha tradicionale që përfaqësonin të djathtën apo të majtën, i gjithë konfigurimi po zhduket pak a shumë. Partitë e mëdha u zhdukën në ’90. Duhet parë se çfarë po ndodh me politikën Evropiane dhe të kuptosh që partitë zhduken, zhduken edhe kombet”, përfundoi pedagogu./m.j