Marko Dajti ishte një nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit. Nën siglën e Frontit të Majtë rezulton se ai ka marrë 2807 vota.
Kryesisht votat ai i ka marrë në disa njësi administrative, ku ka parakaluar edhe kandidatin e PD-së, Roland Bejkon apo Arlind Qorin e Lëvizjes BASHKË.
“Njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Shëngjergj zoti Dajti ka marrë më shumë vota se Roland Bejko. Unë po lexoj vetëm votat e Bërzhitës, Dajti ka 66 vota, 2.75% të votave ndërsa Bejko ka më pak se 2.51%. Po ashtu është në Baldushk që Dajti ka më shumë. Kryeson në të gjitha këto njësi, zoti Veliaj dhe i dyti Këlliçi. Përgjithësisht Dajti në këto njësi është i treti dhe ka lënë mbrapa dhe Arlind Qorin. Roland Bejkon e ka lënë mbrapa në 5 njësi, Krrabë, Shëngjergj, Baldushk, Bërzhitë dhe Petrelë”, raportoi gazetarja Ermelinda Hoxhaj.
/a.r