• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Markimi i karburanteve, 10 mln $ shtesë kosto për qytetarët

by A R
19/12/2015 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konçesioni i markimit të karburanteve mund t’u kushtojë qytetarëve edhe 10 milionë dollarë shtesë në vit më shumë nga ajo që paguhet aktualisht.

Pas konfliktit që kulmoi më ndërprerjen e shërbimit në doganë duke çuar në paralizimin e tregut të karburanteve, ministria e Financave dhe kompania koncesionare GFI janë në negociata për të gjetur njëmarrëveshje.

Në kontratën e koncesionit të nënshkruar nga qeveria e mëparshme parashikohet që veç karburantit të gatshëm, GFI të markojë edhe naftën bruto, edhe pse kjo pikë nuk është zbatuar deri më tani.

Por çfarë pasojash financiare do të sillte markimi i naftës bruto? Sipas një raporti të përbashkët nga ministria e Energjetikës dhe ajo e Financave rezulton se përfshirja e naftës bruto në markim do i shkaktonte kompanive konçesionare që prodhojnë naftë nga nëntoka shqiptare një kosto prej 1 miliardë lekësh në vit. Por këto kjo kosto nuk do të paguhet nga këto kompani, por do i shkarkohen qytetarëve.

Në të gjitha marrëveshjet e koncesionit është parashikuar që çdo rritje taksash mbi konçesionarët kompesohet plotësisht. Kjo do të thotë se nëse kompanitë e prodhimit të naftës do detyrohen të paguajnë 1 miliardë lekë tek koncesionari i markimit ato do të ulin pagesën e taksave në buxhet në të njëtën vlerë.

Ministria e Financave është në negociata me GFI, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Deri më tani nuk bëhet i ditur asnjë detaj mbi negociatat, por GFI kërkon të drejtën e markimit edhe për naftën bruto sipas kushteve të kontratës. Një kërkesë e cila ka shumë gjasa të realizohet.

A do të paguhet ky shërbim nga kompanitë e prodhimit, apo drejtëpërdrejtë nga buxheti kjo ka pak rëndësi. Nëse nafta bruto do të markohet, kostoja prej gati 10 milionë dollarësh në vit, do të bjerë direkt mbi qytetarët./Tch

Next Post

Bashkia hap tregun në Baldushk, Veliaj: Blini produktet vendase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com