• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Markata e peshkut në Shëngjin, Çuçi: Gati edhe dy projekte të tjera

by A R
17/09/2019 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përfundimit. Për të parë nga afër punimet që kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ishte në Shëngjin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi bashkë me zv.ministrin z.Roland Kristo. Investimi kap vlerën e rreth 60 milionë lekëve dhe është një financim i buxhetit të shtetit. Ministri Çuçi tha se ndërtimi i kësaj markate do të sjell liberalizimin e tregut dhe rritje te zënieve dhe të cilësisë së peshkut.

“E filluam nga Shëngjini për të ndërtuar markatën e parë, por kemi planifikuar tre të tilla. Do të bëjmë gjithashtu Vlorën dhe Durrësin. Kjo markatë është e ngjashme me ato të shumë vendeve të tjera të Mesdheut. Çdo gjë me infrastrukturën e plotë dhe pajisjet e duhura. Këtu do të aplikojmë edhe formën e parë elektronike të ankandit. Kjo markatë do të imponojë një organizim shumë të mirë të organizatës tuaj të peshkimit. Ne po ju krijojmë gjithë kushtet, ju takon juve që të justifikoni gjithë këtë investim”, tha ministri Çuçi.

Markata e modelit të prodhuesve mundëson që prodhuesit (anijet e peshkimit) të sjellin prodhimin në to, i cili kalon në procedura ankandi ku marrin pjesë tregtarët në blerje, të mëdhenj edhe të vegjël. Markatat nga ana tjetër do të sjellin uljen e kostove në stabilimentet e peshkut dhe rritjen e cilësisë. Ndërtimi i markatave të peshkut është parashikuar si prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura dhe aktualisht jemi në fazën e tenderimit edhe për markatën e Vlorës, punimet e së cilës fillojnë brenda këtij viti.

Markata e Durresit do të ristrukturohet së bashku me Organizatën e peshkimit dhe vitin e ardhshëm do të fillojmë procedurat edhe për markatën e Sarandës. Gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët e Shëngjinit ministri foli edhe për një ndërhyrje që do të bëhet së shpejti tek porti, në mënyrë që peshkatarët të kenë të gjitha lehtësitë infrastrukturore për të punuar. Porti do të lirohet nga anijet e vjetra dhe mjetet motorike të sekuestruara që gjenden aty prej vitesh, si dhe do të ndërtohet një pasarelë e re.

/a.r

Next Post
VIDEO tronditëse, makina “fluturon” disa metra në ajër dhe godet një mjet tjetër

VIDEO tronditëse, makina “fluturon” disa metra në ajër dhe godet një mjet tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In