Shefi i Facebook Mark Zuckerberg ka fituar një shumë prej 3.4 miliardë dollarë për vetëm një orë, pasi rrjeti gjigant social shpalosi rritjen masive në tre muajt e fundit, transmeton koha.net.
Rritja e rrjeteve sociale në pronësi të Facebook, si Facebook Mesenxher, WhatsApp, e Instagram ka bërë që ai të fitojnë 3.04 miliardë euro për vetëm një orë.
Rritja e fitimeve të rij ka bërë që kompania e tij të vlejë neto prej 56.7 miliardë dollarë (51.1 miliardë euro), sipas Mirror.
Çmimi i aksioneve të Facebook u rrit për 6.5 për qind për vetëm një orë, dje rreth orës 5.
32 vjeçari bëhet personi më i ri e më i pasur në top dhjetyshen e njerëzve më të pasur në botë, me kompaninë e tij e cila është rritur për 223 për qind që nga lansimi.
Por, ngjashëm sikurse edhe njerëzit e tjerë, në top dhjetshen e më të pasurve të botës, ka pasurin të bërë me vetëm një kompani, e cila sikurse edhe të tjerat, mund të humb e fitoj miliarda dollarë në vetëm pak mitura, pas publikimit të raporteve të tremujorëve apo lajmeve të kompanive rivale, referon Express. (b.an)