Ilir Meta i është përgjigjur Mark Markut, i cili tha në emisionin “Kjo Javë”, se Rama po përpiqet t’i marrë kompetencat presidentit.
Meta shkruan se problemi i vërtetë është përpjekja mafioze, sipas tij, e kryeministrit për të marrë Gjykatën Kushtetuese, jo t’i marrë kompetencat atij.
Ndaj Meta ka ftuar Markun, që në 2 mars të dalë në shesh për të mbrojtur Shqipërinë.
“I dashur Profesor Mark Marku!
‘Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë”, shkruan Meta.