• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Mark Frroku nuk e ka vrarë Aleksandër Kurtin’. Publikohen faktet e gjykatës

by Java News
23/04/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit të pafajësisë së Kristian Marinajt, i akuzuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999, në Belgjikë. Në lidhje me këtë vrasje në një proces tjetër gjykata shfajë- soi dy ditë më parë nga akuza edhe ish-deputetin. Në vendimin prej 65 faqesh ndaj Marinajt, i shpallur më 15 mars 2017, në analizë të provave të paraqitura në gjykim treshja gjykuese e kryesuar nga Lazer Sallaku dhe anëtarë Gerd Hoxha e Besnik Hoxha radhiste tetë arsyet se përse nuk provohej përfshirja e të pandehurit në vrasje. Në vijim zbardhen tetë argumentet që bindën gjykatën në pafajësinë e Marinajt, referuar vendimit të plotë, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”.

NUK JANE MARRE PROVAT

“Së pari, gjykata konstaton se veprimet hetimore të kryera nga policia gjyqësore belge në vendin e ngjarjes për këqyrjen dhe marrjen e provave të gjetura në vendngjarje, konkretisht në mënyrën e sekuestrimit të thikës së gjetur rreth 100 m larg trupit të viktimës, pasi nuk janë ndjekur procedurat e marrjes së kësaj prove, nuk ka asnjë procesverbal për marrjen e saj, fiksimit të vendit të gjetjes si me përshkrim dhe me fotografi, si dhe skicë të vendit të ngjarjes. Gjithashtu nuk është bërë ekzaminimi i gjakut të gjetur në të dhe mundësia e gjurmëve papilare të gishtërinjve të mbajtësit të thikës, nuk janë krahasuar njollat e gjakut të gjetura në thikë dhe në trotuar me ato të viktimës apo të autorëve të mundshëm, veprime këto që do të çonin organet e hetimit në administrimin e provave shkencore, të cilat do të hidhnin dritë mbi autorët e krimit, si dhe mekanizmin e ngjarjes, i cili përbën elementë shumë të rëndësishëm të anës objektive të veprës penale.

“S’KA DESHMITARE”

Sipas deklarimit të dëshmitarëve okularë, në vendngjarje ka pasur shumë njerëz, me dhjetëra të tillë, dhe nga ana e policisë gjyqësore belge nuk janë marrë masat e nevojshme për të pyetur një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh, të cilët do të zbardhnin mekanizmin e ngjarjes dhe do të hidhnin dritë mbi autorin ose autorët e mundshëm të këtij krimi.

“MEKANIZMI I PAZBARDHUR”

Së treti, nuk është zbardhur dhe provuar mekanizmi i ngjarjes, si ka filluar dhe numrin e personave që kanë marrë pjesë në të, rolin që kanë pasur autori ose autorët e mundshëm, si dhe vetë i ndjeri, pra nuk është provuar përtej çdo dyshimi një pjesë e rëndë- sishme e anës objektive të veprës penale, e cila do të hidhte dritë edhe mbi anën subjektive të krimit.

“KU ISHTE I PANDEHURI”

Së katërti, nuk është verifikuar dhe nuk është provuar fakti se nëse i pandehuri Kristian Marinaj ka qenë në shtetin belg në kohën që ka ndodhur ngjarja.

“S’DIHET SA AUTORE”

Nuk provohet përtej çdo dyshimi prania e katër personave që të jenë konfliktuar dhe të kenë goditur për vdekje të ndjerin, Aleksandër Kurti, pasi nuk ka dëshmitarë okularë që ta pohojnë një fakt të tillë, pra që të kenë parë katër persona duke u konfliktuar me të ndjerin. Akuza e mbështet pretendimin e pranisë së tre personave të tjerë pjesëmarrës në vrasjen e të ndjerit, duke u mbështetur në deklarimet e disa dëshmitarëve okularë në vendngjarje. … Gjykata arrin në konkluzionin se organi i akuzës, me deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje nuk arrijnë të provojë pretendimin se kanë qenë 3-4 (katër) persona agresorë që kanë kryer krimin, ku njëri prej tyre në largim e sipër e ka hedhur thikën nën një kamion të parkuar afër vendit të ngjarjes.

“DESHMITARE ANONIME”

Përfaqësuesit e akuzës fajësinë e kanë mbështetur edhe në informacionet policore të marra nga dëshmitarët anonimë. Gjykata nuk ka pranuar shqyrtimin e tyre dhe që ato të futen në fashikullin e gjykimit.

“NUK KA MOTIV”

Përfaqësuesit e akuzës arrijnë në konkluzionin se motivi i vërtetë i ngjarjes ka qenë raporti mes viktimës dhe dëshmitares Lumturi S., dhe për të vërtetuar këtë përdoren edhe thirrjet telefonike hyrëse dhe dalëse të dëshmitares. Në këtë proces po gjykohet i pandehuri Kristian Marinaj dhe asnjë provë, qoftë kjo edhe thirrje telefonike, nuk e lidh dëshmitaren Lumturie S. me të pandehurin.

“OFICERI BELG KOMENTOI”

“Në lidhje me procesverbalin 30.03.1999 i komunikimit telefonik dhe pasqyrimit të bisedës mes komisarit gjyqë- sor C.V. dhe Nikolas Kurti, ku ky i fundit tregon për takimin e baballarëve të kryer në Shqipëri, sipas të drejtës zakonore gjykata vlerëson se ‘Në procesverbal nuk është përcjellë në ligjëratë të drejtë sa ka thënë telefonikisht Nikolas Kurti. Nga mënyra se si ky procesverbal është hartuar rezulton që më shumë se fjalët e Nikolas Kurtit, në të janë pasqyruar komentet e oficerit të policisë gjyqësore. Njoftimet që vijnë në pjesën e parë të procesverbalit kanë pasaktësi të dukshme dhe nuk janë konfirmuar në seancë gjyqësore nga dëshmitarët e pyetur, apo edhe nga aktet e tjera të mbledhura në fashikullin e gjykimit dhe të shqyrtuara nga gjykata”.

Next Post
Deklarata e Bashës për Policinë, Rama: Vajmedet PD, u kërkon policëve të shkelin ligjin

Deklarata e Bashës për Policinë, Rama: Vajmedet PD, u kërkon policëve të shkelin ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

January 21, 2026
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

January 21, 2026
Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In