• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mark Frroku fushatë nga qelia, ja për kë votuan të burgosurit në Tiranë

by Java News
28/06/2017 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen rezultatet e dy qendrave të votimit të instaluara në Burgun “Jordan Misja”, nr. 313, dhe atë “Mine Peza”, nr. 302, në Tiranë.

Këto dy institucione paraburgimi u korrespondonin përkatësisht qendrave të votimit nr. 1967 dhe 19671. Sipas të dhënave të KQZ-së, në total në këto dy institucione paraburgimesh kanë ushtruar të drejtën e votës një total prej 302 votuesish.

Nga këta, 111 vetë kanë votuar në Burgun “302” dhe 191 vetë në Burgun “313”. Ata kanë shprehur vullnet me votë në shifra të ndryshme për tetë nga tetëmbëdhjetë forcat partiake të radhitura në fletën e votimit, shkruan “Panorama”.

BURGU 302

Partia Demokratikë ia ka dalë të ketë numrin më të madh të votuesve në këtë burg, duke marrë 42 vota. Forcë e dytë në këtë qendër votimi ka qenë Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, për të cilën kanë votuar 27 vetë.

Ky rezultat duket se ka lidhje me praninë në këtë institucion të ish-drejtuesit të kësaj partie, ish-deputetit Mark Frroku, i dënuar me 7.5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

PKD në këtë burg ndiqej nga LSI-ja, me 20 vota. Partia Socialiste në këtë burg ishte e katërta në radhë për numrin e votave, me 17 të tilla. Në një kohë që në këtë institucion vuan masën e sigurisë “arrest me burg” nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i akuzuar për trafik droge, Partia Komuniste e Shqipërisë ka marrë një votë.

Pa vota në këtë burg nuk ka ngelur as partia e drejtuar nga Ben Blushi, LIBRA, e cila është votuar nga 4 persona.

BURGU 313

Në paraburgimin “313” Partia Socialiste ka marrë pjesën dërrmuese të votave nga 191 votues në total të këtij institucioni, plot 103 vota. Partia e dytë në radhë më e votuar është PD, me 54 vota.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë burg ka siguruar 18 vota. Ashtu si në Burgun “302”, Partia Komuniste ka marrë disa vota edhe në paraburgimin 313. Referuar të dhënave të KQZ-së, në këtë institucion PKSH është votuar nga 7 vetë. Nga ana tjetër, në këtë qendër votimi është votuar edhe 3 herë për LIBRA-n dhe 6 herë për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. /b.d

Next Post
Ngjela mbështet Selamin: Është i vetmi që kërkoi riparimin e PD në vitin 1995

Ngjela mbështet Selamin: Është i vetmi që kërkoi riparimin e PD në vitin 1995

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In