Me 90 vota pro dhe tetë kundër, Senati amerikan konfirmoi emërimin e Mark Esper, 55 vjeç, si ministër të Mbrojtjes, duke i dhënë fund periudhës më të gjatë që Pentagoni ka mbetur pa një shef të përhershëm, shtatë muaj.
Esper u zgjodh pasi Patrick Shanahan hoqi dorë në qershor për arsye familjare, pasi kishte zëvendësuar si i përkohshëm Jim Mattis, që kishte pasur probleme me Donald Trump.
Ish-ushtar dhe ish-lobist i fabrikës së armëve “Raytheon”, sekretar i shtetit që prej vitit 2017, Esper mori një mbështetje të gjerë bipartizane.
/a.r