Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Trokit” në InTv ku ka folur për karrierën e saj dhe zhvendosjen jashtë Shqipërisë, në Karaibe.
Pas një largimi prej 9 muajsh nga Shqipëria, këngëtarja sapo ka mbërritur në Tiranë për të vijuar karrierën me projekte të reja muzikore.
Ajo ka thënë në emision, se ka dhënë koncerte edhe për 150 mijë lekë të vjetra.
‘200 mijë lekë (të vjetra), 150 mijë lekë (të vjetra), 1500 euro edhe 500 mijë lekë (të vjetra). Emmm.. unë kam një tip që bëj shumë edhe për shoqeri dhe nuk mendoj gjatë për pagesat’, tha këngëtarja.











