Një lajm që vjen si rrufe në qiell të hapur për të gjithë tifozët e Kroacisë: Mario Manxhukiç nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses pasi e ka mbyllur me të me praninë në finalen e Botërorit.
Pas larigmit të Vedran Çorluka nga skuadra kroate, kjo e Manxhukiç ishte tërheqja e dytë, por shumë më e papritur dhe domethënëse se ajo e mbrojtësit pasi sulmuesi ishte titullar i paprekshëm dhe një nga lojtarët më në formë të ekipit, duke luajtur me rregullsi në Botëror.
Por në njoftimin e bërë publik nga Federata Kroate, shpjegohet se Manxhukiç ka marrë këtë vendim që t’u japë hapësirë më të rinjve, duke u larguar prej përfaqësueses në moshën 32-vjeçare pas 89 ndeshjeve e 33 golave me fanellën e saj.
ma.me










