Sipas të përditshmes gjermane Bild, Mario Gotze është shumë afër rikthimit në ‘Sigal Iduna Park’.
Bild shkruan se Gotze tashmë ka arritur marrëveshje personale me ish klubin, Borussia Dortmundin.
Mbetet që vetëm Dortmund e Bayern të arrijnë marrëveshje mes vete – bavarezët po kërkojnë 27 milionë euro, Dortmundi ka ofruar vetëm 23 milionë, shkruan më tej Bild, citohet “Express”. (b.an)