Reperi më i famshëm shqiptar, Getoar Selimi është bërë me pasaportë shqiptare, pasi që ai është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
Këngëtari i cili njihet për shumë hite, ka falënderuar Presidentin dhe Republikën e Shqipërisë për pasaportën.
‘Falenderoj Presidentin dhe Republiken e Shqiperise per kete pasaporte kaq te bukur me Shqiponjen tone, qe e kam enderruar ta kem edhe ne pasaporten e Kosoves …’
Reperi tash e një kohë është duke jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi që ai është në lidhje me njërën ndër prezantueset më sexy Marina Vjollca, e mos ndoshta pasaporta nënkupton edhe kurorëzim në mes të çiftit?










