• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marina greke kap 1.4 tonë hashash, në kërkim shqiptarët që drejtonin skafin

by Java News
14/04/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organet greke kanë zbuluar pjesën e tretë të një ngarkese të madhe me lëndë narkotike, në zonën detare midis ishullit të Otonit dhe Korfuzit.

Forcat e Marinës detare kanë gjetur në 24 orët e fundit, midis shkëmbinjve, 7 thasë, 8 valixhe dhe 31 pako të mëdha me rreth 881 kg hashash gjithsej, të fshehura me kujdes.

Më pas, në këtë zonë kanë mbërritur forcat e Antidrogës, që kanë marrë në dorëzim sasinë e lëndës narkotike, për ta çuar atë në ambientet e posaçme të Portit të Korfuzit.

Të premten e kaluar, në të njëjtën zonë të bregdetit të ishullit Otoni, por edhe në ujë u zbuluan 42 pako të izoluara shumë mirë me rreth 551 kg hashash, ndërsa një ditë më parë ishin gjetur përreth kësaj zone 17 pako të tjera, me 78 kg hashash.

Forcat greke të Marinës detare kanë bërë të ditur se janë lajmëruar një javë më parë, se një motoskaf me motor të fuqishëm u përpoq të shkarkonte në bregdetin italian një sasi të madhe lëndësh narkotike, por pasi është zbuluar nga “Guardia di Finanza” është drejtuar në zonën detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku mesa duket ka fshehur më shumë se 1.4 tonë hashash në vende të ndryshme.

Gjithashtu, sipas informacioneve të autoriteteve policore të Korfuzit, dy personat që drejtonin mjetin lundrues janë shtetas shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim prej Antidrogës greke.

TCH

Next Post

Berisha: Pse Ramës iu shfaq hija e Bashës edhe në oborrin e Shtëpisë së Bardhë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In