Liderja franceze e krahut të majtë Marin Le Pen ka deklaruar se si fotografia e djaloshit sirian po shfrytëzohet që evropianët të ndihen fajtorë. Marin Le Pen është e njohur për qëndrime negative ndaj emigrantëve. Në tubimin e Frontit Nacional që u mbajt në Marseille Le Pen ka dënuar qëndrimin e “butë” të liderëve evropianë ndaj emigrantëve, transmeton AP.
Ajo kritikoi politikanët “që vdekjen e fëmijë ua kanë hedhur në fytyrë” duke aluduar në tre vjeçarin Aylan Kurdi, i cili këto ditë u mbyt së bashku me vëllanë e tij në të madh dhe nënën e tij kur familja e tij u përpoq për të arritur me anije nga Turqia.