Serbët kanë gjetur një mënyrë të re të ngacmojnë. Edhe pse Qeveria e Kosovës flet për integrimin e pjesës veriore të vendit, duket se sovraniteti do të sfidohet në sport.
Fituesi aktual i Kupës së Serbisë, Cukaricki, mbrojtjen e trofeut do ta nisë në ndeshjen e parë në Kosovë me Mokra Gorën në Zubin Potok. Kjo ndeshje, sikurse edhe të tjerat që luhen në Serbi, do të zhvillohet më 28 tetor.
Duke përfshirë klube nga Kosova, Federata Serbe vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesën të Serbisë. Kjo ndodhë pak muaj para pranimit të Kosovës në UEFA.