• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maratona, Veliaj: Garues nga 40 vende të ndryshme të botës

by Java News
03/10/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretin vit radhazi, kryeqyteti do të mirëpresë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në 7 tetor në Gjysmë-Maratonën e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim me vullnetarët dhe organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Ai e cilësoi Maratonën e Tiranës si një mundësi fantastike për qytetin, duke prodhuar edhe një kartolinë të bukur në mbarë botën.

“Është një ballafaqim i jashtëzakonshëm i qytetit me botën, një shans fantastik që ne të prodhojmë një kartolinë të Tiranës. Me këtë kam parasysh sjelljen njerëzore, pra vullnetarët do të duhet të jenë në krye të detyrës, entuziastë për të ndihmuar njerëzit, vrapuesit ose për të ndihmuar të tjerët”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e vullnetarëve të cilët do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi madhor. “Do të kemi 7 stacione, ku jo vetëm do të shërbehet ujë, por edhe do të ketë muzikë për të inkurajuar vrapuesit. Besoj se do të kemi një maratonë shumë të qetë dhe të rregullt. Kemi marrë të gjitha masat, të gjithë punëtorët e qytetit, ndërmarrjet tona janë duke u kujdesur për të pastruar qytetin, për të mbjellë lule, për t’u siguruar që pistat tek liqeni kanë përfunduar”, u shpreh ai.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e banorëve për vështirësitë që mund të ketë me trafikun në ditët e Maratonës, ndërsa ftoi qytetarët që të zgjedhin lëvizjen në këmbë. “Për të gjithë qytetarët kemi disa porosi: Së pari, që trafiku në zonën qendrore të Tiranës gjatë maratonës, pra duke filluar nga herët në mëngjes duke gdhirë dhe deri pasi të ketë kaluar finishin maratonomaku i fundit, trafiku do të devijohet. Pra, do të kemi një qytet pa makina. Kështu që, edhe ai që nuk do të vrapojë maratonën do të ketë oksigjen gjatë gjithë ditës, si kurrë më parë”, tha ai.

Për herë të parë, kurora e ullirit për fituesit do të vijë nga vendi i origjinës së Maratonës, 40 km nga Athina. Maratona e Tiranës 2018 vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës. Veliaj deklaroi se Maratona është edhe një mundësi shumë e mirë për qytetin për të gjeneruar ekonomi.

“Maratona është një biznes i jashtëzakonshëm për qytetin; punojnë hotelet, restorantet, dyqanet e suvenireve, promovohet imazhi i qytetit. Duam që Maratona e Tiranës të jetë një eksperiencë fantastike për të gjithë. Kësaj here kemi garues nga 40 vende të botës, që nga nga Afganistani, Australia, nga Austria, Kanadaja, Kina, Kosta Rika, Hondurasi, Kenia, Zelanda e Re etj. Do të ishte fantastike që ata të ndihen në një qytet miqësor. Ky vit ishte viti më i mirë i turizmit në Tiranë. Njerëzit vijnë për gjëra të ndryshme, ca vijnë se ka koncert në Tiranë, ca për maratonën, ca për muzeun, ca për pazarin, sheshin. Ne duam që njerëzit të kthehen në turistë përsëritës”, nënvizoi Veliaj.

Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Ajo që është e veçantë këtë vit është që shumë garues do të vrapojnë, duke mbështetur një kauzë të caktuar. Shuma simbolike e mbledhur nga pjesëmarrësit në Maratonë do të jetë për të ndihmuar në blerjen e një karroce profesioniste garash.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Ndaj, Veliaj ftoi që më 7 tetor në rrugët e kryeqytetit të dalin edhe ata qytetarë që nuk do të vrapojnë, por që bashkë me fëmijët e tyre të mbështesin vrapuesit dhe të ndjekin eventet artistike.

Gara që do të mbahet me datë 7 tetor do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K dhe “Ëe too”: kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës. Ndërkohë, këtë fundjavë do të nisë edhe shpërndarja e numrave dhe e çipave për kandidatët e regjistruar në garë.

a.ç

Next Post
Rama: Shërbimi i urgjencës problematik, do shtohen edhe 32 ambulanca të reja

Rama ironizon: Nëse Balla ka qenë me armë në komisariat, Saliu ka luajtur "Pretty Woman" në Hollivud

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In