• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maratona e Tiranës 2017, Veliaj fton qytetarët të regjistrohen

by A R
30/07/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthehet për të dytin vit Maratona e Tiranës e cila tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Federatën Shqiptare të Atletikës kanë hapur regjistrimet për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të bëhen pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet më 15 tetor.

Përmes postimit në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të regjistrohen dhe të nisin përgatitjet.

“Ke shtuar disa kg nga pushimet?! Edhe 77 ditë na ndajnë nga #TiranaMarathon, ndiq këto 3 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë. Regjistrohu ;  Nis përgatitjet ; Shihemi në 15 Tetor te Maratona e Tiranës”, shkruan Veliaj.

 Itinerari i ri do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm sfidë, por edhe argëtim.

Maratona është konceptuar e ndarë në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të sfidojë vetveten dhe të përcjellë tek të tjerët mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit.

Edhe sivjet, Maratona do të çelë siparin e saj me kategorinë “Fun Run”. Do të jenë qindra nxënës të shkollave Tiranës të cilët do të vrapojnë përmes rrugëve të qyteti me një objektiv, edukimi i brezave përmes sportit për një jetë aktive. Njëkohësisht, synohet që përmes Maratonës të evidentohen dhe të nisë përgatitja e atletëve të ardhshëm.

Po kaq e rëndësishme është dhe kategoria “We too”,  ku do të marrin pjesë edhe njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Dhe ashtu siç e kërkon një Maratonë e vërtetë, nuk mungojnë dhe dy kategoritë “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, ku Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç që të marrin pjesë.

Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.

Next Post
Gjermanët prezantojnë veturën e re elektrike e solare

Gjermanët prezantojnë veturën e re elektrike e solare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

February 11, 2026
“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

February 11, 2026
Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

February 11, 2026
Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In