• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maratona e Tiranës, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve në 6 dhe 7 tetor

by Java News
05/10/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e dielë, në 7 Tetor, ora 09:00, kryeqyteti do të presë edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 000 garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme.

Bashkia bën me dije se, ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.

Të shtunën dhe të dielën do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do të kalojë Maratona e Tiranës.

Ditën e Shtunë, për shkak të zhvillimit të garës për fëmijë “Fun Run”, kufizohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza”, duke vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Murat Toptani”, rrugën “Myslym Shyri”, segmentin midis rrugës “Ibrahim Rugova” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”. Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga “Abdyl Frashëri” për në rrugën “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

Kurse, për garën e madhe të së dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George W. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Ëillson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

ma.me

Next Post
Kur zhduket kryepolici i botës, shefi i Interpol humb gjurmët pas udhëtimit në Kinë

Kur zhduket kryepolici i botës, shefi i Interpol humb gjurmët pas udhëtimit në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In