Të shtunën dhe të dielën në Tiranë do të aktivizohet Maratona e Jetës, për sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit. Maratona do të nisë të dielën në orën 11:30, në kodrat e liqenit, por aktivitetet do të nisin që të shtunën, me ngjarje sportive e kulturore në pranë liqenit artificial, tre vëllezërve Frashëri dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.









