Pas aventurës me Dorados de Sinaloa, në Meksikë, të cilës i dha lamtumirën disa muaj më parë, Diego Armando Maradona, që kaloi edhe momentet e frikës dhe panikut për shëndetin e tij, është zgjedhur trajneri i ri i Gimnasia La Plata.
Skuadra e La Platas ndodhet në vend të fundit në renditje dhe objektivi është mbijetesa, teksa pas dy ndeshjesh do të jetë rradha e sfidës ndaj River Plate, ekipi i urryer nga “Pibe de Oro”.
Ndihmës pritet të jetë Pampa Sosa, ndërsa Maradona Jr, i biri, mund të jetë pjesë e stafit teknik.