Diego Maradona ka kritikuar Dani Alves, duke e përshkruar mbrojtësin e Juventusit si një “idiot” pasi braziliani ka kritikuar hapur legjendën e Argjentinës për golin e tij kundër Anglisë, të titulluar “Dora e Zotit”.“Dani Alves është një idiot.
Ai bën 28 pasime dhe vetëm katër i bën korrekt. Si mbrojtës i djathtë, Cafu dhe Maicon ishin më të mirë se ai. Kurse Dani Alves? Gjë e gjorë”, ka thënë Maradona.
“Ai flet, sepse ai luan vetëm në një pozicion në fushë, ku futbolli nuk luhet.
Ai prek topin tri herë dhe bën tetë faulle për çdo ndeshje”, shtoi argjentinasi, përgatiti Express. (b.an)