Pretendentit për kryeministër Nikolla Gruevskit në mesnatë i ka kaluar afati për formimin e qeverisë së re pasi nuk arriti marrëveshje me BDI-në për të siguruar edhe shumicë në Kuvend.
Këtë e konfirmoi para mediave zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i cili tha se nuk ka marrëveshje, raporton ts.
“Nuk kemi vendos ende në lidhje nga pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”, theksoi Osmani.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në mbrëmje ka dalë me deklaratë për mediave në selinë e partisë, duke theksuar se ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me koalicionin.
“Dëshiroj t’i hedh poshtë të gjitha spekulimet, se në kryesinë e BDI është marrë vendim për njërin nga pesë opsionet që janë shtruar në tavolinë. Procesi i debatit po vazhdon dhe anëtarët e Kryesisë dhe deputetët po japin pro dhe kundra dhe se në asnjë moment nuk është arritur të formulohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim dhe se po bisedohet për gjitha opsionet dhe se të pesë opsionet mbeten të plotëfuqishme për momentin”, theksoi Osmani, përcjell Tetovasot.
Megjithatë ende nuk dihet asgjë për atë që ka ndodhur në Maqedoni?! (b.an)










